Ndihma/ KE jep 70 mln euro për vaksinën në Ballkanin Perëndimor

Ndihma/ KE jep 70 mln euro për vaksinën në Ballkanin Perëndimor

12:48, 28/12/2020
A+ Aa A-

Komisioni Europian i ka akorduar një shumë prej 70 milionë eurosh vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të kenë akses të shpejtë në vaksinën kundër Covid.

Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi tha: “Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke marrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon në fillim. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor”.

Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit. Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor të blejë një numër vaksinash nga gjashtë prodhues.

Ndërsa BE vazhdon të mbështesë iniciativën COVAX, strukturë globale për të siguruar qasje të drejtë dhe universale në vaksinat COVID-19 dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar atë, dorëzimi i vaksinave sipas kësaj skeme pritet të fillojë më vonë se fushatat e vaksinimit në BE. Aksesi në një numër dozash nga marrëveshjet e blerjes së BE do të lejojë që rajoni të fillojë vaksinimet paralelisht me Shtetet Anëtare të BE.

Komisioni dhe Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve po ndihmojnë gjithashtu rajonin në finalizimin e strategjive të vaksinimit në përputhje me rekomandimet e Komisionit për të siguruar përgatitjen e duhur të fushatave dhe administrimin e vazhdueshëm të vaksinave. BE po financon gjithashtu një projekt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të ndihmuar në menaxhimin e logjistikës dhe shpërndarjen e vaksinave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis 28/12/2020 16:00

Jo leke ne dore hajduteve autokrate te Ballkanit si ky zorraxhiu qe kemi ne. Ndihmoni popujt e Ballkanit duke e sjelle vaksinen direkt ju, se po i dhate euro rivdekjes, asgje nuk ngelet per popullin.

Shto koment

Denonco