Bushati: Kjo polici nuk vret me urdhër

Bushati: Kjo polici nuk vret me urdhër

21:33, 22/12/2020
A+ Aa A-

Deputeti socialist, Ervin Bushati, i ftuar në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV, komentoi protestat për vrasjen e të riut Klodian Rasha dhe reagimin e dhunshëm policor.

“Policia shqiptare është shumë korrekte në raport me qytetarët,” tha ai.

“Unë e shoh për detyrë që të mbroj policinë shqiptare, siç mbroj ushtrinë shqiptare, mediat, avokatët, doktorët. Në shumë vende të botës, nga më demokratiket, rastet e vrasjeve janë shumë më të larta.

Ti e di shumë që në Amerikë vriten nga 1 mijë vetë në vit nga teprimi i dhunës policore. Bëjë llogari me numër tresh sa duhet të vriteshin në Shqipëri. Polici që vrasin pa urdhër në Shqipëri nuk ka ndodhur, përveç këtij rasti,” tha Bushati.

Moderatori Krassta tha se janë organizatat ndërkombëtare që kërkojnë të ndalet dhuna policore.

“Edhe në Francë, në Itali, në Gjermani, në Angli, institucionet ndërkombëtare shprehen për dhunë të tepruar. Më shumë të dëmtuar në këto dy vite ka pasur nga policia se nga protestuesit. Nuk kam ardhur të gënjej këtu. Merr statistikat. Ka më shumë të shtruar nga policia,” tha ai.

“Të shkatërrosh Muzeun Kombëtar, ajo nuk është më një protestë qytetare,” tha ai, duke u ankuar për brezin e ri që po rritet.

Ndërkohë Krasta tha se ky brez i ri ka tetë vite që po rritet nën këtë pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Venaliu22/12/2020 23:00

Sikur tja vinit K show ne vend të A show, do t’i ngjante me shum permbajtjes se emisjonit!

Shto koment

Denonco