Përgjimi i bandave/ Me kë foli Taulant Balla për 3 milionë eurot e fushatës

Përgjimi i bandave/ Me kë foli Taulant Balla për 3 milionë eurot e fushatës

11:26, 22/12/2020
A+ Aa A-

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit se ka një përgjim që implikon kreun e grupit parlamentar të PS-së në bisedë me një person shumë të fuqishëm në Elbasan.

Nuhu tha se në vitin 2017 kishte nisur një procedim policor për një grup në Elbasan, por personi në fjalë i ka kërkuar Taulant Ballës të ndërpriten hetimet ose do të kërkojë paratë e hedhura për zgjedhje. Ai shtoi se fill pas një jave, të gjithë drejtuesit e policisë janë pushuar nga puna, ndërsa drejtoria e policisë e ka ndërprerë hetimin.

“Rreth vitit 2017 drejtoria e përgjithshme ka pasur një procedim policor të hapur për një grup në Elbasan për t’i mbajtur në vëzhgim për të parandaluar vepra të mëdha penale. Ka pasur edhe informatorë. Gjatë vëzhgimit dhe përgjimit ka qenë një telefonatë mes Taulant Ballës dhe një personi shumë të fuqishëm në Elbasan ku ky person i kërkonte të merrte masa për drejtuesit e policisë që kishte sjellë ose do të kërkonte paratë që kishte investuar për zgjedhje, diku te 3 mln euro".

"Një javë pas kësaj telefonate të gjithë drejtuesit e policisë u pushuan direkt nga puna. Drejtoria e ndërpreu operacionin dhe informacionin e mbledhur nuk e referoi në prokurori”, tha Nuhu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani22/12/2020 17:24

Ky është mesazh për ju e popull votoni me men merjuni lekët zagarve i thoni po do ju jap votën. Votoni kush e ka programin ma t'mir. P.s. dhe kur duet me protestu ngrehuni e popull e gjithmon ti hedhim në plera qelbsirat e m.......it.

Shqiptari22/12/2020 12:56

PO SPAK, SPUK, BKH, SNUK, SNAK, LESH E PRESH, SHURRE E MUT TE MENDER "DREJTESISE SE RE" TE KARAVELLES, DONALD LU, LESHKUQES PROSTITUTE VLLAHUTIN, ZNJ. KIM E MIUSHIT (TOPOLINO) SORECA KU JANE???!!!! PSE BEJNE SEHIR APO PRESIN QE KRIMINELET E SATRAPIT TE SURRELIT TE HEDHIN EDHE 3 MILIARD EURO PER TE VJEDHUR, GRABITUR DHE SHKATERRUAR ZGJEDHJET E 25 PRILLIT 2021??!!!!

Shto koment

Denonco