Çmimet e larta të energjisë/ Basha: Le t'ia fikim dritat regjimit të Ramës

Çmimet e larta të energjisë/ Basha: Le t'ia fikim dritat regjimit të Ramës

09:06, 22/12/2020
A+ Aa A-

“Mos harroni të fikni dritat para se të dilni nga shtëpia! Sepse çmimet e energjisë në Shqipëri janë më të lartat në Ballkan!”

Me këtë apel, Partia Demokratike ka përcjellë një videomesazh sot tek qytetarët shqiptarë për një nga problemet që ka rënduar në vazhdimësi, ekonominë e familjeve shqiptare: çmimin e lartë të energjisë elektrike.

“Rama premtoi t’i ulte ato, por dështoi! Çmimet e energjisë janë më të larta se kurrë, - thekson në vijim Partia Demokratike për të përcjellë, një mesazh shprese nga kreu i opozitës, Lulzim Basha:

“Le t’ia fikim dritat, regjimit të tij! Le të sjellim një energji të re për vendin tonë!”- thekson Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/12/2020 10:45

Me çfare do ja fikesh dritat rames,me llogje kavaje?Deri ne prill na i ka fikur dritat fare neve. Po nuk u bashkuat si opozite me nje liste te perbashket si opozita hungareze,do te te fiken dritat ty e neve bashke,por siç duket ty aq te ben

t22/12/2020 10:43

Me çfare do ja fikesh dritat rames,me llogje kavaje?Deri ne prill na i ka fikur dritat fare neve

kokepalari22/12/2020 09:41

o lul koqja! do ta ulesh çmimin ti kur te marresh pushtetin???? kete na thuaj jo tja fikim dritat RAMES si nje bebe.

Shto koment

Denonco