Zhupa: Projekt buxheti i Bashkisë Tiranë, vetëm 35% për investime, paratë e qytetarëve të destinuara për luks

Zhupa: Projekt buxheti i Bashkisë Tiranë, vetëm 35% për investime, paratë e qytetarëve të destinuara për luks

18:35, 20/12/2020
A+ Aa A-

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet se, Projekt buxheti i Bashkisë Tiranë, vetëm 35% për investime, paratë e qytetarëve të destinuara për rroga dhe luks.

Zhupa shkruan në një postim në Facebook se, parashikohet që 133 milard lekë të shkojnë për rroga, luks, shpenzime biletash udhëtimi, kancelari, paisje inovative për video-foto etj. Ndërsa vetëm 72 milardë lekë të shkojnë për investime për qytetarët e Tiranës.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Pas pak ditësh do miratohet buxheti i 2021 për Bashkinë Tiranë dhe projekt buxheti parashikon që 133 milard lekë të shkojnë për rroga, luks, shpenzime biletash udhëtimi, kancelari , paisje inovative për video-foto etj. Ndërsa vetëm 72 milard lekë të shkojnë për investime për qytetarët e Tiranës.

Siç e kanë zakon në prag fushate të kthejnë administraten në zyrë punësimesh për militantët në funksion të propagandës, Veliaj parashikon shtimin me 215 punonjës për vitin 2021.

Më parë është faktuar nga investigimet e “BIRN“ që me dhjetra punonjës qe janë të përfshirë në organigramën e Bashkisë Tiranë me tituj të ndryshëm në fakt janë në funksion për realizimin e propagandës në shërbim të Veliajt. Mesa duket kjo ushtri me 10 fotograf për 1 bahcevan, parashikon të shtohet me projekt buxhetin e ri të 2021.

Investimet publike që duhet të ishin edhe prioriteti i Bashkisë janë lënë në dorë të dytë. Vetëm 35% e parave që ju merren qytetarëve parashikohet që t`ju kthehet mbrapsht në investime. Edhe këto për tu parë sa efektivisht do shpenzohen paratë sepse deri më sot ka ndodhur që fiton klienti i pushtetit i paracaktuar me oferten më të larte edhe pa garë.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco