Calavera e vetingut u përdor nga Rama/ Historia e skandalit të rëndë

Calavera e vetingut u përdor nga Rama/ Historia e skandalit të rëndë

19:49, 18/12/2020
A+ Aa A-

Kasandra është një ‘raportues i brendshëm’ legjendar nga Brukseli. Bëhet fjalë për një gazetar, që denoncon skandale të forta nga kryeqyteti i Bashkimit Europian.

Kasandra e ‘New Europe’ u bë i njohur për shqiptarët kur publikoi skandalin e ish-ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Bëhej fjalë për blerjen e një vile. Kasandra vazhdoi me denoncimin e Vlahutin si një diplomate shumë pranë Edi Ramës.

Por këto ditë, Kasandra ka bërë një denoncim shumë të fortë. Siç dihet, kryeministri Edi Rama ka miratuar në mënyrë të njëanshme ndryshimet kushtetuese. Presidenti Ilir Meta, i nxitur edhe nga Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi kërkoi mendimin e Komisionit të Venecias.

Por siç raporton Kasandra, vartësja e Komisionerit të Zgjerimit, Genoveva Ruiz Calavera, ka telefonuar Komisionin e Venecias dhe ka kërkuar të refuzohej kërkesa e Metës. Skandali është shumë i rëndë po të mendosh se Varhelyi kërkoi nga Rama që të priste mendimin e Venecias për ndryshimet kushtetuese. A po e saboton Calavera shefin e saj?

Skandali bëhet shumë më i rëndë po të mendosh se Calavera është drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që mbikëqyr procesin e vetingut në Shqipëri. Sipas Kasandrës, Calavera mund të jetë duke flirtuar me Edi Ramën, të cilin e quan ‘Cubi i Ballkanit’.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Edi Rama citoi Calavera-n kur tha se nuk ka kushte shtesë nga BE për nisjen e negociatave.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë:

https://www.syri.net/politike/391293/sabotim-i-shefit-te-komisionit-evropian-apo-thjesht-flirtim-me-cubin-e-ballkanit/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi18/12/2020 20:47

Qeshin robt kur flitet per fijet e "padukshme" the xhaxha sores

t18/12/2020 20:43

Per çfare evrope duam te futemi ne kur te derguarit e saj ketu korruptohen nga rama.Presidenti do beje mire te reagoje dhe ti mbledhe njerzit per se dyti dhe te fundit here per te çuat ne varr te menderosurin rama dhe keto kurvat plaka te BE qe vine ketu te pasurohen

Shto koment

Denonco