Opinioni paraprak i ‘Venecias’ për Kodin Zgjedhor/ Basha: Konfirmim i aktit antikushtetues të ndërmarrë nga Rama

Opinioni paraprak i ‘Venecias’ për Kodin Zgjedhor/ Basha: Konfirmim i aktit antikushtetues të ndërmarrë nga Rama

18:46, 05/12/2020
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, i cili theksonte në ndryshimet Kushtetuese ishin jashtëzakonisht të nxituara dhe shkuan kundër rregullave më themelore demokratike të hartimit të ligjit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në Neës24, Basha shprehet se ky është një tjetër konfirmim e aktit anti-kushtetues dhe anti-demokratik të ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit.

Madje Basha i qëndron rekomandimit të Komisionit të Venecias që çdokush të kandidojë në vetëm një zonë, dhe jo kryetarët e partive të kenë të drejtë të garojnë ngë 4 zona.

Nisida Tufa: Kthehemi pas hapësirës publicitare jemi me kryetarin e partisë demokratike zotin Basha. Zoti Basha ndërrojmë temë tani, lamë pandeminë duke bërë shteruese të gjitha pyetjet lidhur me të dhe pozicionin e opozitës flasim pak për raportin paraprak të Venecias i quajti procedurat jashtëzakonisht të nxituara por gjithsesi gjërat mbeten në vend, gjërat janë në vend, cili është reagimi juaj për këtë raport dhe çfarë do të thotë ai në këto kushte ku palët ftohen në dialog përsëri?

Lulzim Basha: Tjetër konfirmim i aktit anti-kushtetues edhe anti-demokratik të ndërmarrë nga Edi Rama në kushtet e ankthit dhe panikut  në përballjen e 25 prillit.

Nisida Tufa: Zoti Basha, krerët e partive mund të kandidojnë në katër zona, Venecia bën thirrje që ose ta bëjnë këtë. Ju do ta shfrytëzonit këtë mundësi të kodit?

Lulzim Basha: Unë mendoj se ky është një përcaktim tjetër i një taktike të ankthit dhe të panikut  të Edi Ramës dhe vetë Venecia ka thënë që është anti-demokratike. Partia Demokratike dhe unë personalisht  qëndrojmë me parimin  dhe parimi në këtë rast është që çdokush do të kandidojë vetëm në një zonë.

Nisida Tufa: A do të kandidonit përsëri në të njëjtën zonë si në 2017-ën apo diku tjetër?

Lulzim Basha: Për këtë dhe për çdo çështje tjetër ku vendimmarrja e Partisë Demokratike, si gjithmonë do të jetë e hapur dhe transparente. Do të keni në momentin e duhur përgjigjen.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco