Shqipëria e fundit për shpenzimet për shëndetësinë/ Basha: Rama i vetmi që nuk e ka vënë ujin në zjarr

Shqipëria e fundit për shpenzimet për shëndetësinë/ Basha: Rama i vetmi që nuk e ka vënë ujin në zjarr

18:28, 05/12/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka denoncuar edhe njëherë nga studio e ‘Kjo Javë’ në Neës 24, faktin që Shqipëria është e fundit për shpenzimet për shëndetësinë në raport me vendet e tjera, ndërkoha që Rama vazhdon të mos e vendosë ujin në zjarr.

Nisida Tufa: Fondi Monetar Ndërkombëtar ka  ngritur në fakt shqetësimet që ka ngritur edhe Partia Demokratike: Shqipëria është vendi që ka ndihmuar më pak përgjatë kohës së pandemisë në raport me vendet e rajonit. Një koment i shkurtër ju lutem?

Lulzim Basha: Shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë, pra buxhetin më të ulët për shëndetësinë, paketën më të ulët të ndihmës për njerëzit dhe paketën më të ulët anti-COVID në rajon dhe në Europë. Këto janë gjetjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Për fat të keq konfirmoj gjithçka kemi thënë prej fillimit. Ky kryeministër dhe kjo qeveri kanë nxituar këto 6 muaj të bëjnë propaganë, kanë nxituar të japi miliona euro taksa të Shqiptarëve për një grusht njerëzish por nuk kanë bërë asgjë që duhet të bënin për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të goditura nga pandemia, familjarëve dhe pacientëve të goditur në shëndetin e tyre nga pandemia familjarëve dhe biznesit dhe ekonomisë Shqiptare.

Ky është konkluzioni. Me fjalë të tjera Shqipëria i ka pasur dhe i ka mundësitë për t’ju ardhur në ndihmë edhe atyre që janë goditur në shëndetin e tyre dhe ekonomisë e cila po përjeton një krizë të dyfishtë, krizën e para pandemisë, se të themi të vërtetën ekonomia ishte në krizë para pandemisë dhe tani thellimin e kësaj krize. Shikoni, Maqedonia paketën e 4-të ekonomike, Kosova po bën pikërisht atë që sugjeruam në Shtator, 300 Euro për 3 muaj për punonjësit të cilët nuk arrijnë të marrin dot rrogën sepse kompanitë nuk arrijnë dot ti paguajnë. Është fiks ajo që kemi propozuar ne me paketën e Shtatorit.

Të gjithë po bëjnë sa munden për të ndihmuar familjet në nevojë, për të ndihmuar biznesin, për të ndihmuar ekonominë. I vetmi që nuk e ka vënë ujin në zjarr është Edi Rama. Këtë tregon FMN-ja, është një tjetër këmbanë alarmi dhe është një tjetër tregues i falimentimit të plotë politik dhe moral të kësaj qeverie dhe i nevojës së ngutshme për rotacion politik.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco