Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Basha: Gishti tregon të keqen, Rama tregon gishtin. Pse nuk heton prokuroria?!

Basha: Gishti tregon të keqen, Rama tregon gishtin. Pse nuk heton prokuroria?!

17:47, 05/12/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur ndër të tjera në emisionin 'Kjo javë' në News 24 edhe për manipulimin e shifrave të vdekjeve nga Covid, fshehjen e tyre nga qeveria dhe pse Prokuroria nuk heton.

Zoti Basha në lidhje me akuzat që ju keni shtruar, për fatalitete për personat që ndërrojnë jetë nga COVID-i që fshihet numri i viktimave. Dy javë më para pata në studio dhe zotin Paloka, kishte një rast familjar të tijin. PD merr denoncime të tilla..

Lulzim Basha: Patjetër denoncimet kanë ardhur nga mjekët

Nisida Tufa: Për të qenë më konciz dhe konkret kur bëhet të tilla akuza zoti Basha, pati dhe zoti Rama kryeministri mesazhin për ju, reagimin për ju në lidhje me këtë.

Lulzim Basha: Shiko, gishti tregon të keqen, kryeministri tregon gishtin

Nisida Tufa: Sa ju bindi kryeministri me atë mesazh?

Lulzim Basha: Fare. Nuk është puna të më bindë mua, puna është të bindë ata që kanë humbur familjarët e tyre. Dhe nuk arrin ti bind sepse e dinë të gjithë, e kanë pranuar mjekët të cilët thonë se ne i kemi mbushur formularët me shkak fillestar COVIDI-in dhe procesi i shndërrimit te statistikave është një proces politiko adminitrativ. Nuk është përgjegjësi e mjekëve

Nisida Tufa: Po në lidhje me denoncimin?

Lulzim Basha: Po të shikoni përgjigjja e parë ka qenë një përpjekje për të thënë po akuzon mjekët. Kurrë Partia Demokratike s’ka akzuar mjekët dhe s’mund të akuzojë mjekët edhe për arsyen e thjeshte se denoncimet kanë ardhur nga mjekët. Është qeveria, është kryeministri ai që është përpjekur të fsheh këtë të vërtetët të dhimbshme duke keqpërdorur mjekët, njerëzit që kanë nevojë sot për mbështetjen tonë pavarësisht prej dallimeve politike, I ka keqpërdorur në këtë debat

Nisida Tufa: Zoti Basha, sa denoncime të tilla ka Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Denoncimi që ka ardhur i para disa javëve, ka ardhur drejtpërdrejtë nga QSUT dhe sot dy jave, po mbushen 3 javë që kur ka ardhur ky denoncim dhe prokuroria nuk ka lëvizur gishtin për të hetuar. Mund te kishte denoncuar, mund te kishte hetuar prokuroria dhe unë këtë ftesë bëra në qoftë se ju kujtohet që natën që e denoncova në një nga programet televizive thashë sonte le të vijnë, sepse kjo është një çështje e shëndetit dhe jetesës së qytetarëve. Nuk bëra asgjë tjetër veç se kërkova zbardhjen e të vërtetës.

Ja ku jemi 3 javë më vonë dhe nuk është bërë asgjë për të zbardhur të vërtetën. Ndërkohë shiko çfarë ndodh, një tjetër e dhënë që tregon se çfarë bëhet. Ministria ka raportuar deri në fund të nëntorit në rang të qarkut të Shkodrës 62 vdekje covid. Qarku I Shkodrës ka 5 bashki. Ndërkohë vetëm bashkia Shkodër ka regjistruar 80 vdekje si covid. Ja ku I keni të dhënat po jua dorëzoj ju. Është një tjetër fakt që tregon se kemi të bëjmë me një praktikë falsifikimi dhe fabrikimi të dhënave për të mbuluar dështimin. Nuk është kjo në vetvete problem I madh që kam sot unë, pasi kjo do të hetohet një ditë dhe faktet do të dalin. Problemi është që kur ti I thua njerëzve, popullit dhe vetes tënde që nuk është kështu, nuk është kaq keq, ti po krijon klimë justifikimi për mos marrjen e masave. Dhe problem sigurisht janë këta qindra qytetarë bashkëqytetarë tanë që janë nëna, baballarë, fëmijësh, janë anëtarë familjesh që janë ndarë nga jeta, por problemi më I madh është që duke mos u ndërgjegjësuar, duke mos u vetëdijësuar për gjithçka që duhet bërë dhe nuk po bëhet atëherë po vazhdon, kryeministri po vazhdon, qeveria po vazhdon të shkaktojë përmes kësaj neglizhence një tjetër kolaps, një tjetër rritje të shfrenuar të numrit të infeksioneve dhe padyshim kjo papërgjegjshmëri, kjo neglizhencë kontribuon drejtpërdrejtë në humbjen e jetëve të njerëzve.

Dërgimi në spitalet COVID ka marrë një kuptim të keq për shkak të mënyrës si është menaxhuar situata në këto spitale nga qeveria.

Është përgjegjësia ekskluzive e qeverisë që nuk e përdori periudhën e verës për t’u përgatitur për valën e dytë dhe nuk mori asnjë masë gjatë vjeshtës.

Edi Rama nuk mund të bindë qytetarët që kanë humbur të afërmit e tyre dhe mjekët që e dinë të vërtetën e numrit të viktimave COVID.

Denoncimi i ardhur nga QSUT nuk është hetuar akoma nga Prokuroria, edhe tre javë pas publikimit.

Problemi më i madh është që duke mos u ndërgjegjësuar për të bërë gjërat e duhura, qeveria po vazhdon të shkaktojë një tjetër rritje të shfrenuar të numrit të infeksioneve dhe fataliteteve.

Tani kur është koha të veprojë, kryeministri nuk guxon as të flasë, as të marrë masa për të ndalur përhapjen, as për të ndihmuar mjekët në spitale, dhe as për të ndihmuar ekonomikisht familjet me persona të sëmurë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco