Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Basha: Rama të dëgjonte mjekët, njerëzit janë ndarë nga jeta pa mësuar përgjigjen e tamponit

Basha: Rama të dëgjonte mjekët, njerëzit janë ndarë nga jeta pa mësuar përgjigjen e tamponit

17:14, 05/12/2020
A+ Aa A-

Nga emisioni ‘Kjo javë’ në News 24, kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi shprehu edhe njëherë ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së Kasem Hysenbelli, u ndal edhe te situata e Covid në vend.

‘Fatkeqësia nga COVID, diçka që ndan apo diskriminon, është një gjë që na bashkon të gjithëve. Fatkeqësi e cila nuk diskriminon nëse je votues i Partisë Demokratike apo votues i Partisë Socialiste, nëse ke mundësi më të mëdha apo më të vogla financiare

Apel bashkëqytetarëve të mi kudo ku janë në kushtet kur gjithçka duket se është në dorën tonë. Është në dorën e njerëzve, sepse ajo që shteti në përgjithësi, qeveria duhej të bënte, nuk po bëhet.

Nuk ka nevojë të jesh ekspert i epidemiologjisë apo i shëndetësisë, se çdo qytetar e kupton që kur 4 në 10 dalin të infektuar që ti nuk po bën mjaftueshëm testime.

Me shifrat e infeksionit që kemi aktualisht, ne duhet të administronim minimalisht sipas ekspertëve, 10 mijë testime në ditë

Në rastin më të keq, personat e infektuar janë ndarë nga jeta pa marrë akoma përgjigjen e testimit, por kjo e nxjerr jashtë loje testimin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco