Berisha: Kasem Hysenbelli u përball me presione të shumta politike të kryecensorit të vendit

Berisha: Kasem Hysenbelli u përball me presione të shumta politike të kryecensorit të vendit

16:51, 05/12/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Berisha i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Hysenbelliu për humbjen e njeriut të tyre të dashur dhe pronarit të Fax Neës Tv, Kasem Hysenbelli, që u nda nga jeta sot në moshën 59 vjeçare si pasojë e Covid-19.

Në mesazhin e tij Berisha shkruan se ‘Kasem Hysenbelliu në veprimtarinë e tij u përball me presione të shumta politike të kryecensorit të vendit dhe lakejve të tij, që kërkonin ti vrisnin ëndrrën fisnike të medies së lirë.’

Mesazh ngushellimi!

Miq, Kasem Hysenbelliu, pronari dhe presidenti i Fax Neës, njeres prej mediave te reja me te hapura dhe me te pavarura ne 30 vitet e fundit, u nda nga jeta parakohe.

Kasemi Hysenbelliu ne veprimtarine e tij  u perball me presione te shumta politike te kryecensorit te vendit dhe lakejve te tij, qe kerkonin ti vrisnin endrren fisnike te medies se lire.

I sjellshem dhe i guximshem Kasemi qendroi burrerisht dhe i paepur kunder censures dhe per pavaresine e medias qe ai drejtonte.

Me vizionin e tij te qarte ai arriti me sukses te themeloje dhe te ngreje shpjet nje media te lire, te pavarur, te respektuar nga publiku duke dhene keshtu nje kontribut te vertet ne transparencen, luften kunder cesures ne shkalle vendi dhe krijuar nje media te respektuar.

Me kete rast shpreh nderimin tim te thelle per ndihmesen e tij te çmuar dhe ngushellimet e mia te ndjera familjes, miqve, te afermve dhe stafit te mediave qe ai drejtonte. Une lutem se bashku me ta qe shpirti i Kasemit te gjeje paqen e merituar. Amin!! sb

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco