Shqipëria ngec te negociatat/ Kim: Nuk i kemi mbyllur sytë te mangësitë

Shqipëria ngec te negociatat/ Kim: Nuk i kemi mbyllur sytë te mangësitë

14:28, 05/12/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, flet sërish për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vënë theksin te Reforma në Drejtësi.

Reagimi i saj erdhi pasi portali Lapsi shkruante se SHBA dhe BE janë të ndara kur bie fjala te nisja e negociatave. Sikundër dihet, BE ka bllokuar nisjen e negociatave me Shqipërinë, pasi vendet anëtare mendojnë se nuk janë plotësuar kushtet.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane shprehet se SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim ripërsërit thirrjen për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe bërjen e saj funksionale brenda këtij viti.

“SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet”, shkruan ambasadorja Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leonsio06/12/2020 07:29

Ju i keni mbyllur syte , ashtu aiç beri edhe paraardhesi juaj , sepse asnjehere nuk reaguat per realitetin e gjendjes ne Shqiperi , por , perkundrazi , keni perkrahur me pa te drejte kata qeveri maskarjesh , hajdutesh , te korruptuarish ... prandaj , zonja ambasadore , flisni hapur dhe tregojuni shqiptareve se kush jane ne qeveri , me ne krye ate qe ju e perkrahni çdo dite ... ky popull i din shume mire bemat e ketyre , por eshte ne nderin tuaj , te tregoni te verteten ...

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 05/12/2020 22:24

Përfundimisht Kimetja eshte somnambul I zombifikuar. Vetem Edvin Gomarin dhe oriz te kuq do.

Profesori 05/12/2020 22:17

Koment skandaloz dhe mesazh qe synon pergjumje , koment qe nuk i ka hije nje diplomateje te nje rangu te ulet , jo me nje ambasadoreje te shtetit me te fuqishem ne bote . Znj. Jur Kim: Ju nuk i mbyllet syte , kur arrestuat me buje te madhe nje qytetar nga Shkodra , i cili , pasi mori passaporten amerikane , u arrestua nga Ju , sepse ne dokumentat e tij kishte falsifikuar deftesen e matures, POR JU I MBYLLET SYTE , kur falsifikoheshin vulat apostile , te nje shteti ( Delaweer)nga oligarket trima dhe vidheshin 40 milion euro , per 2 km. rruge dhe kjo vjedhje ka emra ; ju ishit sycelet dhe mendje kthellet kur Mathju Palmer ( palma helmatisese e kopshtit te Xhorxh Sorosit) kercenonte haptazi opoziten ne prag zgjedhjesh per ndeshkime , por ju i mbyllet syte kur Shqiperia u gjelberua nga hashashi ( ju dhe BE - ja) .... Ka aq shume mbyllje sysh nga Ju dhe diplomatet e BE - se keto 8 vitet e fundit SA NE NDERGJEGJEN E SHQIPTAREVE juve NUK JENI ME DIPLOMATE , POR MISIONARE PER TE BERE BIZNES per interesat tuaja . Dhe keni zgjedhur njerezit e duhur .... Por ketij vendi i keni bere gropen dhe ne historine e kombit tone nuk do te harrohen shpejt e lehte keto gjema.

Emigranti05/12/2020 19:57

Ah moj kulufe ambasadore ku e more ne qaf shqiperin dhe shqiptaret, aktualisht je avokatja me e devotshme e super flliqsires Rama, jam i mendimit qe çdo shqiptar esht pro Amerikan , sepse Amerika nder shekuj ka qen pro shqiptare, por fatkeqsisht vitet e fundit dy ambasadoret perfaqsuesit politik te Amerikes kan qen dy njerezit me anti shqiptar

Landi05/12/2020 15:59

hee ?

altini05/12/2020 15:04

Nuk e kisha menduar kurre SHBA qe ti bente fresk neo-komunisteve qe kane bere kozmetike dhe lifting, por qe ne thelb mbeten bijte dhe niperit e eterve dhe gjysherve te tyre. Po, sa te rrosh do mesosh dhe shikosh.

altini05/12/2020 15:02

Me fal per shprehjen Znj. Ambasadore, po ky i gjati yne nuk pjerdh fare, nese i mban hapur apo mbyllur syte, ti apo shefat e tu. Se ja keni shtruar rrugen qe te beje si ti doje qejfi. Keto shprehje thjesht i keni per barcaletat dhe memet e radhes, deri sa ti ndaloje edhe me ligj banori i sarajeve te Surrelit.

Shto koment

Denonco