Rama në SHBA për të bërë pazar për vaksinën, mashtrim apo propagandë?!

Rama në SHBA për të bërë pazar për vaksinën, mashtrim apo propagandë?!

13:54, 05/12/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga herët e tjera që nuk njofton për udhëtimet e tija kur del jashtë Shqipërisë këtë herë si duket edhe “i djegur” pasi është zbuluar nga mediat, shkruan se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të takohet sipas tij, me prodhues të vaksinës kundër koronavirusit.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Në SHBA, janë vetëm dy kompani që kanë deklaruar deri tani rezultate shpresëdhënëse për vaksinën e tyre anti-Covid, Pfizer dhe Moderna. Të dyja kanë kërkuar miratim të shpejtë për shpërndarjen e vaksinave të tyre, por Rama nuk bën të ditur se me kë do të takohet specifikisht.

E ditur është që të dyja këto kompani kanë “kopsitur” shitjen e vaksinës që mund të prodhojnë. Me Bashkimin Europian, SHBA, Britaninë e Madhe dhe me dhjetëra shtete të tjera në sasi më të vogla, por Shqipëria nuk e ka bërë një gjë të tillë në kohën e duhur.

Ditën e djeshme Aksionet e Pfizer ranë, pas raportimit se prodhuesi amerikan i barnave do të përgjysmojë numrin e vaksinave që kishte planifikuar të dërgonte në fillim të vitit, ku shkak janë bërë problemet me zinxhirin e furnizimit.

Tani, Pfizer planifikon të dërgojë 50 milionë vaksina deri në fund të vitit, më pak se 100 milionë që ishin planifikuar të dërgoheshin.

Edhe kompania tjetër prodhuese e vaksinës Moderna ka deklaruar se është gati vetëm për prodhim të limituar, pavarësisht nga kërkesat e shumta. Nga ana tjetër kujtojmë se Këshilli i Europës ka vendosur që vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga paketa gjigante e vaksinave, që ka porositur BE.

Tani Edi Rama po shkon vetë personalisht në SHBA, që të bëjë “pazar vaksinash”.

Në mos është një mashtrim për opinionin vendas siç ka bërë gjithmonë me vizitat private dhe për arsye private që ka kryer në SHB edhe më herët, atëherë kem të bëjmë me një akt megaloman, qesharak dhe propagandistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Juristi05/12/2020 16:21

Ven e loboj për vete e hiqen sikur ven për popullin qe si kan lënë PPP pa bërë . PO nderohet ekipi në SHBA apo jo.

Dibra05/12/2020 16:21

I bie sa para te vjedhura Z Richard Llukaj, duhet ti fuse ne banke per ZAHON dje nje pjese per bankierin ti jape me fajde

Asi05/12/2020 15:33

O Syri, ai nuk po shkon per vaksinen por per te takuar lobuesit qe te regulloje maredheniet me administraten Biden, sepse i iku Trampi i miqve serbe. Do te dije cdo behet me te nese humbet zgjedhjet......ose do beje cmos ti vjedhe....qe te shpetoje sendet e vjedhura me PPP

12405/12/2020 15:31

PO CFARE JANE KETO MASHTRIME????!!!! PSE DOMATE ESHTE VAKSINA , QE PO SHKON TE NENSHKRUASH MARREVESHJE IMPORT-- EKSPORTI?? VAKSINA DUHET TE VIJE NEPERMJET OBSH APO BE. KRYEMINISTRIN EDHE PO TA KISHIM VIROLOG, PRAP NUK DO SHKONTE TE DIALOGONTE VETE ME PRONARET E FIRMAVE FARMACEUTIKE SIKUR PO SHKON PER TE BERE SHOPING.JO ME QE E KEMI PIKTOR TE DESHTUAR. IDIOT KOMPLET.

Fiku bashkis05/12/2020 15:26

Rrena e rradhes e brekushe-hajdutit 2 metrosh te Surrelit. Shendeti dhe mirqenia e ketij populli, osht gjoja e fundit qe i bi nmen ktij mashtrusi ordiner.

Edlir Rameta 05/12/2020 14:33

Të dyja bashke, dhe mashtrim, dhe propagand, po ti shikosh sondazhet Ramen se voton as Tigri Ametaj, prandaj i duhet vaksina për të mbledhur ca vota, seshte vetem vaksina Ed cocaina ka urdheruar kryetaret e bashkive të punesojne sa me shume të rinje të papune me synimin për të mbledhur sa me shumë vota, çdo bashki ka filluar te punesoje të rinj,pra ka filluar me një stil të ri blerja e votes. Dhe sipas llogarive Ed Rama u ka kerkuar të gjitha bashkive e komunave që nr i të punsuarve të rinj në gjithe vendin të kapi shifrat 30,000 mije dhe magjinoni në çdo komune dhe bashki nr i votave për Rilindjen do ketë nje ritje pa dyshim sepse keta të rinj dhe të reja do jene të detyruar të votojne për Rilindjen plus ? dhe familjaret e tyre që do detyrohen të votojne për Rilindjen. Po emagjinoni çfare po ndodhe?! Ka filluar blerja e votes masivisht., çfare bejne opozita çfare bejne amvasadoret?! Rama po e bën ketë loje në qetesi të plote dhe askush spo ngre zerin. Dhe sipas ngjasave Ed Cocaina i ka të fituara perseri zgjedhjet kesaj radhe jo duke i blere votat në teren me mafian por me sistem të ri blerje votash duke punesuar të rinjte para zgjedhjeve. Ed cocaina po i ble perseri zgjedhjet dhe kesaj radhe me marifet Shekspirian.

Shto koment

Denonco