Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Boll më! Koha ta lëmë pas Edi Ramën!'

'Boll më! Koha ta lëmë pas Edi Ramën!'

13:29, 05/12/2020
A+ Aa A-

Nga Lulzim Basha.

Bujqësia shqiptare është në krizë të thellë, fermerët nuk po marrin subvencione nga qeveria, produktet po u kalben pa u shitur.

Kosova dhe Maqedonia japin 100 milionë euro subvencione për bujqësinë çdo vit. Edhe në këtë pandemi të COVID-19, Shqipëria ka ofruar paketën më të vogël të ndihmës në Ballkan. Vendet e rajonit po shpërndajnë paketën e katërt të ndihmës për biznesin dhe qytetarët, ndërsa qeveria e Edi Ramës nuk ka dhënë asnjë qindarkë që prej muajit maj.

Prodhuesit e patateve dhe blegtorët e Shishtavecit dhe Novosejt vuajnë pasojat e politikave të mbrapshta ekonomike të Edi Ramës në 7 vite. Ato kanë rrënuar prodhimin vendas dhe kanë favorizuar padrejtësisht monopolet e importit të ushqimeve.

Fermerët po shkurajohen nga kultivimi i tokës dhe mbarështimi i bagëtive. Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por shpopulloi vendin duke përzënë 500 mijë shqiptarë - kryesisht të rinj - në sportelet e azilit në Europë.

Fermerët shqiptarë meritojnë më shumë. Meritojnë një qeveri që kujdeset për ta, jo për vete.

Boll më! Shqiptarët janë lodhur nga 7 vjet dështime dhe mashtrime. Është koha ta lëmë pas Edi Ramën dhe keqqeverisjen e tij, dhe ta ndryshojmë Shqipërinë. Të sjellim shpresë dhe mundësi për të gjithë shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis05/12/2020 15:28

Shporrja e Edveroviç Ramiçit dhe sektit te tij hajduto-kriminal, emergjence kombetare!

Skrapari05/12/2020 14:29

I nderuar Z. Basha. Une ju kam mik per koke por menyra Juaj e te berit politike nuk me pelqen aspak. Jetojme ne Shqiperi dhe jo ne perendim. Gjuha qe perdorni Ju nuk frymezon. Kjo gjithmone sipas meje por besoj se pjesa me e madhe e demokrateve ndan te njejtin mendim. Kundershtari Juaj eshte nje ndyresire qe kerkon pergjigje tjeter. Derri thote populli do plumbin ballit jo pambuk. Te garantoj se n.q.s nuk ndryshon stilin e te berit politike perballe nje kafshe si Edvin Kellira do te durojme edhe 4 vjet te tjera ridhjerjen. Qofsha i gabuar.

Shto koment

Denonco