Rama hesht për vdekjen e Marko Bellos, shpërthejnë socialistët: Turpi i mbuloftë!

Rama hesht për vdekjen e Marko Bellos, shpërthejnë socialistët: Turpi i mbuloftë!

13:22, 05/12/2020
A+ Aa A-

Edi Rama nuk “denjoi” që të ulej e të shkruante as dy rreshta për ikjen nga kjo jetë të një socilalisti të mirë dhe me integritet si Marko Bello, i cili kishte qenë ambasador, deputet e ministër i Partisë Socialiste, përpara se kryeministri të merrte teserën.

Por duket se kjo heshtje e kryerilindasit, ka qenë strategji për të injoruar grupin e atyre socialistëve me integritet që ai flaku nga partia.

Pas shpërthimit të Arben Malajt, i cili i quajti “hipokritë” mjaft socilistë që nuk e ngritën zërin kur Edi Rama “persekutoi” Bellon dhe të tjerë duke i përzënë nga partia e tyre, edhe ish-anëtarja e Kryesisë së PS, pedagogia e njohur Edlira Haxhiymeri deklaron se heshtja se mungesa e një ngushëllimi nga lidershipi  është një trup për Partinë Socialiste.

“Mos e kërko ngushëllimin e tyre! Ata nuk kanë as zemër, as mendje, as mirënjohje, as respekt! Për më tepër, ata të ndotin me fjalët e tyre. Turpi i mbuloftë!”, shkruan ajo në një postim në Facebook, Haxhiymeri.

Komenti i Haxhiymerit është bërë pas postimit të Eva Allushit, ish-anëtare e Kryesisë së PS dhe ish-drejtuese e gazetës “Zëri i Popullit”.

“Cilët jeni ju mor burra që nuk nxirrni dot nga shkulmi i shpirtit tuaj të vrerosur kushedi përse, një ngushëllim njerëzor?! Në cilat hone të thella ju ka humbur njerzillëku. Cili inat ju ka vënë përfund e ju ka çuar në humbëtira pa krye e pa fund?! Cili inat ju ka pushtuar mendje e shpirt?? Inati për të poseduar çfarë? Një grusht ajër? Apo një grusht dhe?!”’, shprehet e revoltuar Allushi në një reagim që i referohet heshtjes së Edi Ramës për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të PS, Marko Bello.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pandeli majkovici diaspora e humbur 05/12/2020 21:37

Pra kush mendon se se partia e morrave te kuq, pjelle e ndyre serbe, parti pushtesh dhe anti shqiptare me gen prisni qe kelyshet e tyre ataviste te kene njerzillek. Po a nuk ishte edver peder hoxha qe vrau gjithe shoket e tij, dhe ju prisni nga nje handikap te ngushelloj nje ish deputet mbi te gjitha njeri o kafsheri. Ke prisni pandeli majkovicin qe ngerdheshet si nje adoleshent I eksituar, apo debilja spiropali( O Zot femra me llarte, me idiote dhe me e shpifur). Kush eshte ne partine e sumes PS qe te kete mbetur njeri. Eshte rivdekja qe e ka shkaterruar ps. Mos se harrova taulant siden dhe ervin bushat pinguinin

Krist05/12/2020 16:54

Natyrisht,rilindasit e partise socialiste,nuk bejne asnje beprim,pa marre "sinjalin"e kryerilindasit.Perderi a Rama,nuk ka thene asnje fjale,te gjithe rrijne sus,e ne pritje,a do jape,apo jo,Rama sinjalin e tij.E me tej Spiropallja,Lali Uravajgurore,e Tamtam Balla,und te japin,sinjalin per sulm.Pr Rama,as e hapi gojen dhe Spiropallja me shoket,qe i shpelafte mortja,nuk bejne as gek,e as,mek.Turpi i mbulofte,si gjithmone.

Shto koment

Denonco