'Marko Bello ka meritën e veçantë që nuk u transformua në rilindas'

'Marko Bello ka meritën e veçantë që nuk u transformua në rilindas'

11:29, 05/12/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh ngushëllimi, për ndarjen para kohe nga jeta të Marko Bellos, ish-deputetit të Partisë Socialiste.

Berisha shkruan:

“Këto dite u nda nga jeta para kohe ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello. Në kampin e partisë së tij, ai ishte sigurisht një kundërshtar por dhe një zë i arsyeshëm i civilizuar, që besonte në vlerat bazë të sistemit demokratik.

Marko Bello ka meritën e veçantë se nuk u transformua në rilindas duke i qëndruar besnik vlerave që besonte.

Me kete rast i shpreh familjes, miqve dhe të afërmve të të ndjerit, ngushëllimet e mia të sinqerta dhe lutem që shpirti i Markos së tyre të dashur të gjeje paqen e merituar. Amin!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco