Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Basha: Kasem Hysenbelliu, luftëtar i medias së lirë, njeriu kurajoz, përkrahësi i së vërtetës

Basha: Kasem Hysenbelliu, luftëtar i medias së lirë, njeriu kurajoz, përkrahësi i së vërtetës

10:13, 05/12/2020
A+ Aa A-

Nga Lulzim Basha.

Jam i hidhëruar nga lajmi tronditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë.

Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit Fax News.

Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias, themelues dhe president i televizionit Fax News, administrator i gazetës më të madhe në vend "Panorama" dhe i televizionit "News24".

Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje tragjike. U prehtë në paqe!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco