Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ndahet nga jeta prej Covid-19, Kasem Hysenbelliu, pronari i njohur i mediave

Ndahet nga jeta prej Covid-19, Kasem Hysenbelliu, pronari i njohur i mediave

09:03, 05/12/2020
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, Kasem Hysenbelliu, pronar i njohur i disa mediave në Shqipëri, për shkak të COVID-19.  Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh. 

Z. Kasem Hysenbelliu ishte vitet e fundit, President i “Fax News”. Më parë, ai administronte grupin mediatik News 24.

Kasem Hysenbelliu ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake Skënderbej, me rezultate të shkëlqyera. Pasi përfundoi studimet e larta, Kasem Hysenbelliu punoi në profesionin për të cilin u diplomua me rezultate shumë të larta, duke shërbyer si pedagog i oficerëve të rinj në Shkollën e Bashkuar.

Me hapjen e kufijve, në vitet ’90, bashkë me familjen Hysenbelliu emigroi në Greqi. Me rikthimin në atdhe në vitet 2003-2004, Kasem Hysenbelliu drejtoi grupin mediatik “Panorama”, ku me vendosmëri e përkushtim kontribuoi për ta bërë atë gazetën më të madhe në vend.

Karriera e tij në media, vijon me një tjetër grup mediatik. Në 2011 z.Kasem Hysenbelliut iu besua drejtimi i News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH.

Prej tetorit 2017, Kasem Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin ‘Fax News’ që nga tetori 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skender05/12/2020 13:46

i qofte i lehte dheu,.......po si ka mundesi qe oligarke e milionere te gjithe fshatare, a ka bir kumlle ti beje veting ketyre, nga pabuksa u gdhine miliardere,......ne qytetaret morem rrugen e imigrimit ndersa kto lloj kategorish pa biografi ,...blejne e shesin nje popull,....i qofte i lehte dheu e perseris me dhimbje te madhe

Noni05/12/2020 12:14

E hoqi qafe edhe Hysenbelliun banda kriminele vrasese e rivdekjes-covid ne pushtet. Fakti , se si asnjeri nga kjo bande nuk ka kthyer kembet prej covid-it , eshte se , keta jane vete murtaja e covid-it ne kete vend. Mortja mortjen nuk e ha dhe si e tille , kjo mortje ne pushtet , perlan vetem ata qe i zene rrugen e i behen pengese per interesat dhe planet djallezore te babezise se tyre , duke mos kursyer askend e asgje . Vetem Zoti ka mbetur ti denoj e te marre hak mbi keta derra te majmur te felliqur , te mare hak atje ku i dhemb me shume , mbasi me sa duket , shqiptaret edhe pse cdo dite e shohim dhe e prekin mjerimin , dhunimin dhe vdekjen e komanduar , nuk preken e nuk ju ben me pershtypje . Ndoshta valle presin 25 prillin se mund te beje mrekullira per shqiptaret , pa gjykuar , pa sakrifikuar e pa levizur vendit nga ku i kane gozhduar me mashtrime , presione e shantazhe. Dhe qe prap me kete qeveri , o te mashtruar per ti dhene perseri voten , o duke ja vjedhur voten , nuk kane asnje siguri se do te ndryshoj dicka ne kete vend. Perseri mund te dominoj mortja covid-21.

Shto koment

Denonco