Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

'S'kanë lekë!' Xhaçka në fluturimet 10 mijë euro drejt Dibrës, invalidëve nuk u jep Kempi!

'S'kanë lekë!' Xhaçka në fluturimet 10 mijë euro drejt Dibrës, invalidëve nuk u jep Kempi!

08:44, 05/12/2020
A+ Aa A-

Në një kohë kur pamjet e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që ngjitet në një helikopter ushtarak për të shkuar në takime partiake në Dibër në fluturime me kosto 10 mijë euro, mesazhe të dhimbshme vijnë nga Mirdita ku invalidëve nuk u shpërndahen pensionet sepse “shteti s’ka lekë”.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë një thirrje për ndihmë nga një prej këtyre njerëzve të varfër që mban sytë nga pensioni i mjerë i shtetit dhe që ende nuk i është dhënë. 

"Përshëndetje Doktor! Jam një invalid nga Mirdita – i drejtohet ai. - Akoma nuk na kanë dhënë KEMP-in e nëntorit, na kanë thënë nuk ka lekë shteti. Ne me ato lekë marrim ilaçet dhe ushqimet. Ju lutem, na ndihmoni. Respekte për ty.”

Ish-Kryeministri Berisha e ka konsideruar këtë sjellje të shtetit ndaj shtresës më të këputur të shoqërisë si pashpirtësi, pasi ka lexuar denoncimin e invalidit ardhur me SMS. “Pashpirtësi! Invalidëve nuk u japin pensionin, për vete udhëtojnë me avion në dispozicion dhe helikopter taksi e shpenzojnë qindra mijëra euro” ka nënvizuar Berisha në Fb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco