Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, më shumë se 1 në 3 tamponë është pozitiv me Covid

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, më shumë se 1 në 3 tamponë është pozitiv me Covid

22:59, 04/12/2020
A+ Aa A-

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit u shënua sërish një ndër nivelet më të larta të vdekjeve nga Koronavirusi.

Autoritetet njoftuan të premten se kishin humbur jetën në spitale 18 persona: 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja.

Deri më tani, shifra më e lartë ditore e vdekjeve është shënuar më 24 Nëntor, me 19 viktima.

Edhe rastet e reja janë rikthyer mbi kuotën e 800 të prekurve. Sipas të dhënave zyrtare pas 2.264 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnje, 39 raste në Lezhë, 32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër, 22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër, 15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës, 7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, dhe 1 rast në Kurbin e Sarandë.

Sërish bie në sy pozitiviteti i lartë, me 35.3 përqind. Pozitiviteti (raporti mes tamponëve dhe rasteve të konfirmuara) është tregues i transmetueshmërisë së virusit në komunitet). Përqindja e tij ka ardhur gjithnjë në rritje. Mesatarja e muajit nëntor arriti në 27 përqind, nga 19.6 përqind që ishte muajin e mëparshëm. Ndërsa java e shkuar u mbyll me një mesatare prej 30.3 përqind.

Tregues i një përhapjeje në rritje janë dhe shifrat që vijnë nga spitalet, ku përveç numrit të lartë të pacientëve, është rritur dhe ai i atyre që janë në gjendje të rëndë. ‘Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, nga të cilët 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar’ bëri të ditur ministria e Shëndetësisë

Po të premten, autoritetet njoftuan se ‘janë siguruar në kontratën e pare, 100 mijë teste të shpejta të antigenit, teste të cilat janë të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësis, gati për t’u vendosur në funksion të testimit diagnostik dhe hetimit epidemiologjik.

Në fazën e parë, duke filluar nga dita e hënë fillon testi i shpejtë i antigenit, që do të jetë i disponueshëm dhe në një shtrirje të shpejtë në të gjithë Njesitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Prej datës 20 Dhjetor testimi i shpejtë i antigenit do të shtrihet dhe në disa pika testimi të përcaktuara në disa qendra shëndetësore në Tiranë. Dhe më pas sipas një kalendari do të shtrihet dhe në disa struktura të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin’, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco