Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Oerd Bylykbashi: Reforma Zgjedhore nuk është përmbyllur

Oerd Bylykbashi: Reforma Zgjedhore nuk është përmbyllur

19:22, 04/12/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ishte i ftuari i Juli Krisafit në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV.

Ai komentoi faktin që qeveria nuk po lëvron fondet për zbatimin e teknologjisë në zgjedhje.

“Çdo bllokim, qoftë edhe me mos-alokim të fondeve, vë në vështirësi këtë projekt kaq të madh që është pika kryesore e marrëveshjes së 5 qershorit. Qeveria ka një detyrim ligjor për të dhënë fondet. Sa më shpejt ta bëjnë, aq më mirë është. Kjo është një çështje që ka vëmendje të shtuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në faktorin ndërkombëtar. Ndaj presioni do të jetë i madh,” tha Bylykbashi.

“Zgjedhjet e 25 prillit do të mbyllin ciklin e kësaj qeverisje që ka shkatërruar çdo shpresë të shqiptarëve.  Ne duhet të na shqetësojë vullneti negativ i sëmurë i kësaj qeverie në raport me zgjedhjet. Kjo qeveri është gati që të bëjë çdo gjë, edhe të mbyllë derën e BE për shqiptarët, vetëm që të mos heqë dorë nga pushteti. Përpjekjet e saj nuk do të thonë se do materializohen me vjedhjen e votave,” tha ai.

Sipas tij, largimi i Edi Ramës tashmë nuk vihet në diskutim, por qëllimi i qeverisë është që të minimizojë humbjen.

Bylykbashi tha se deri ditën e zgjedhjeve, Kushtetuesja duhet të jetë funksionale.

“Gjykata Kushtetuese është harruar dhe është qesharake të mendosh se do i drejtohesh asaj. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë eficente në ditën e zgjedhjeve. Dhe një gjykatë nuk është eficente me gjashtë vota. Ajo është efikase me 9 anëtarë,” tha Bylykbashi.

Në fund ai deklaroi se reforma zgjedhore nuk është përmbyllur.

“Është rënë me konsensus që të ndryshohen edhe gjashtë ligje të tjera, që Këshilli Politik i ka miratuar me konsensus në korrik. Nëse nuk miratohen në dhjetor, këto ligje bëhen të pavlefshme për t’u zbatuar. Kjo është silurim i asaj që është arritur më 5 qershor. Reforma zgjedhore nuk është vetëm kod zgjedhor, por të gjitha ligjet që godasin manipulimet zgjedhore,” tha ai, duke theksuar se këto ligje lidhen kryesisht me hetimin dhe dënimin e manipulimit zgjedhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco