‘Rilindja i sheh gratë si objekte fasadë’/ Xhixho: Për LSI, janë garanci për daljen e vendit nga kriza

‘Rilindja i sheh gratë si objekte fasadë’/ Xhixho: Për LSI, janë garanci për daljen e vendit nga kriza

17:43, 04/12/2020
A+ Aa A-

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, ka publikuar një vizitë që ka zhvilluar te Linda, një rrobaqetëse që sipas saj, ndjen pasojat e mungesës së politikave mbështetëse nga ana e qeverisë.

Në postimin e saj në FAcebook, Xhixho akuzon qeverinë, duke thënë se Rilindja i sheh gratë si objekte fasadë dhe jo si forcën e madhe të zhvillimit të shoqërisë dhe vendit.

Nga ana tjetër, Xhixho thekson se për LSI-në, gratë janë garanci për daljen e vendit nga kriza.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:

Sot isha te Linda, modeli impresionues që me pasionin e vet sfidon vështirësitë edhe në këto kohë të #covid_19 , që më imponon gjithmonë adhurim dhe respekt për atë që bën në rrobaqepësinë e saj me duart e arta dhe shpirtin prej artisteje.

Natyrisht që edhe ajo ndjen pasojat e mungesës së politikave mbështetëse nga ana e qeverisë, e cila gratë i sheh si objekte fasadë dhe jo si forcën e madhe të zhvillimit të shoqërisë dhe vendit, që meritojnë mbështetje, por edhe respekt për sfidat që përballojnë.

Fuqizimi ekonomik i grave duhet të shihet si një qasje strategjike për të ndikuar në zhvillimin ekonomik në tërësi.

Edukimi profesional, praktikat e punës gjatë periudhës së studimit dhe mbështetja me politika favorizuese në hapjen e bizneseve të drejtuara nga gratë si garanci për daljen e vendit nga kriza, rikthimin e shpreses dhe krijimin e mundësive për punesimin e grave dhe vajzave në vendin tonë.????????

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco