Vasili: Ligji për policinë varros reformën në drejtësi

Vasili: Ligji për policinë varros reformën në drejtësi

17:33, 04/12/2020
A+ Aa A-

Nën kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka raguar ashpër ndaj ndryshimeve në Ligjin për Policinë, ku sipas tij, Policia e Shtetit kthehet në një instrument Juntë.

Në postimin e tij në FAcebook, Vasili thekson se garancite juridike, që reforma në drejtësi do të duhej të garantonte, kthehen në zero dhe një polic i urdhëruar politikisht bën hetuesin, prokurorin, përgjuesin, arrestuesin dhe gjithcka që do.

Gjithashtu nën kryetari i LSI-së ka sulmuar edhe ambasadorët, ku sipas Vasilit, mbyllja e gojës përpara një arbitrariteti të tillë ultrakomunist, tregojnë qartë që cdo prononcim i tyre për reformën në drejtësi që dhunohet sheshit, është hipokrizi.

Postim i plotë i Petrit Vasilit:

Ligji per Policine varros reformen ne drejtesi dhe legjitimon cdo reagim te rrepte popullor!

Garancite juridike, qe reforma ne drejtesi do te duhej te garantonte kthehen ne zero dhe nje polic i urdheruar politikisht ben hetuesin, prokurorin, pergjuesin, arrestuesin dhe gjithshka qe do.

Ndryshimet ne Ligjin per policine rrenojne cdo garanci per ruajtjen e jetes private te qytetareve duke shkelur cdo ligj e Konvente.

Keto ndryshime e kthejne Policinë e Shtetit në një instrument Juntë, që gjurmon qytetarët jashtë një procesi te rregullt penal dhe jashte kontrolli të organeve të drejtësisë.

Policia behet perfundimisht nje instrument qorr, totalisht te varur nga presioni qeveritar gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor dhe qe vepron nën urdhrat e politikes se qeverise, duke cenuar çdo pavarësi operacionale të saj duke mos afruar asnje siguri dhe stabilitet per vendin.

Reforma ne drejtesi kthehet perfundimisht ne nje hiç dhe thjesht nje zorre qorre te qeverise.

Asnje shqiptar nuk ka ndermend te degjoje me ambasadoret e huaj kur te flasin per reformen ne drejtesi kur ajo zhbehet ne menyren me flagrante e  banale perpara syve te tyre.

Keta ambasadore, qe mbyllin gojen perpara nje arbitrariteti te tille ultrakomunist, tregojne qarte qe cdo prononcim i tyre per reformen ne drejtesi qe dhunohet sheshit, eshte hipokrizi.

Çdo reagim ndaj nje qeverie juntë dhe policise si zgjatim politik i saj eshte legjitim sado i forte e i rrepte qe te jete.

25 prilli eshte momenti i ndeshkimit te madh.

Keto arrnime te felliqura ligjesh do te duken hiçgje perpara mases gjigande te qytetareve, qe do te ndeshkoje pa meshire keta minj jashteqitje diktature.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco