Shpërblehet regjisori i Portokallisë, emërohet drejtor Teatri në vend të Kiço Londos

Shpërblehet regjisori i Portokallisë, emërohet drejtor Teatri në vend të Kiço Londos

14:25, 04/12/2020
A+ Aa A-

Kiço Londo është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vendin e tij është emëruar regjisori Altin Basha.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është krijuar në vitin 2014 dhe është pjesë e Teatrit Kombëtar, i cili ka zëvendësuar Teatrin e Komedisë, ndërsa ndodhej në të njëjtën ndërtesë me TK, e cila u shemb.

Vendimi për London është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, ndërsa është firmosur nga ana e zv.kryeministrit Erion Braçe, në mungesë të Edi Ramës. Në një komunikim me Fax News, Londo është shprehur se nuk është njoftuar më herët për këtë vendim.

‘Kur është bërë kjo mbledhje qeverie, ky vendim? Unë nuk di gjë, nuk jam njoftuar’, është shprehur Londo shkurtimisht.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është krijuar në vitin 2014 dhe është pjesë e Teatrit Kombëtar, i cili ka zëvendësuar Teatrin e Komedisë, ndërsa ndodhej në të njëjtën ndërtesë me TK, e cila u shemb.

Burime bëjnë me dije se dy javë më parë Ministria e Kulturës ka ngritur një grup pune për shkarkimin e Londos, pa bërë të ditur motivacionet e këtij shkarkimi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave: 

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR Erion Braçe

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist04/12/2020 16:17

Profesionalisht,te dy regjizoret e nderuar,jane te nivelit te larte,prandaj ky "shkarkim",pa nje motivim,dhe emerimi tjeter,te con tek perfundimi,se eshte thjesht politik( kush nuk eshte me ne,eshte armiku yne).

Krist04/12/2020 16:16

Trump04/12/2020 15:55

Po te lepish verdalle, do ngele ndonje gje neper dhembe.

Shto koment

Denonco