Basha: Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e parë, PD - aktivistin e shquar

Basha: Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e parë, PD - aktivistin e shquar

13:53, 04/12/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka ngushëlluar sërish sot, për të dytën herë, sërish për vdekjen e një tjetër politikani : për Ëngjëll Daklin, ish-kryebashkiakun e Elbasanit. Basha tha nëpërmjet një mesazhi se “me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar”, ka nënvizuar ai.

Basha shkroi:

"Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit, ish-deputetit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Engjëll Dakli.  Ngushëllimet e mia më të ndjera dhe lutjet e mendimet e mia janë me bashkëshorten Ortenca, djemtë Anrin dhe Martinin dhe miqtë e tij të shumtë.

Me ikjen e Ëngjëll Daklit, Elbasani humbi qytetarin e tij të parë ndërsa Partia Demokratike një aktivist të shquar me kontribut të madh në qeverisjen qendrore e lokale. U prehtë në paqe!" përfundon mesazhi.

Më herët sot, Basha ka shprehur hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputeti Marko Bello, i cili vdiq në Turqi nga ndërlikimet e shkaktuara nga koronavirusi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco