Basha publikon VIDEON: Të rinjtë s'kanë mundësi punësimi, ne do ta ndryshojmë këtë situatë

Basha publikon VIDEON: Të rinjtë s'kanë mundësi punësimi, ne do ta ndryshojmë këtë situatë

08:51, 04/12/2020
A+ Aa A-

“Nuk të lënë me hy brenda, jo me të marr në punë…” Kjo qe shprehja që tingëlloi tronditëse nga buzët e një vajze të re në Lezhë, që ishte kthyer nga studimet në Francë, në vendlindjen e saj,  për të mos e lënë vetëm nënën e saj, pas vdekjes së të atit.

Në një bashkëbisedim me Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, vajza dëgjohet tek flet e pashpresë dhe e humbur: “Me dy universitete, me master, pa punë... Çfarë të bëjmë?! Të paktën për të rinjtë, se unë kam pasur rast fatkeqësie, se s’kisha ndenjur këtu, kam jetuar  në Francë. Po vdiq babi, tani mamin e kam vetëm dhe…”

Pikërisht këto fjalë ka publikuar sot, Basha, për të përcjellë një mesazh të fortë shprese dhe besimi për qindra mijë të rinj në vend, që sot shohin si shpëtim ikjen nga Shqipëria për të ndërtuar jetën e tyre.

“Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi, - shkroi Basha. - Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar”, theksoi kryetari i opozitës.

Në vazhdim, bashkëbisedimi i tyre:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco