Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Burg për memet/ Gazetari ironizon Ramën: Fol qesim se të ka lezet

Burg për memet/ Gazetari ironizon Ramën: Fol qesim se të ka lezet

08:40, 04/12/2020
A+ Aa A-

Edhe mandati i dytë i Edi Ramës po mbyllet me melodinë e zakonshme: burg, burg, burg.

Këtë herë ai parashikon burg për ata që postojnë meme online.

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ndaj një komenti të Edi Ramës se edhe në BE ka burgje për gazetarët.

“Rama ka filluar të këpusë shumë mufka. Franca, Kroacia dhe shumë vende të Bashkimit Europian kane burgje për gazetarët-thotë.

Se ku qenkan këto burgje se s’kemi dëgjuar ndonjëherë ne të hyjë ndonjë gazetar në burg në vendet e BE.

Franca lirinë e shprehjes e ka të shenjtë, madje edhe kur ajo tejkalon në mënyrë të palogjikshme kufijtë si puna e Charlie Hebdos. Ky thoteëburg, burg.

Flet kryeministri qesim, marrin zemër këta larot poshtë pastaj. Bëjnë presione dhe u kërkojnë gazetarëve miliona lekë nëpër gjyqe.

Jepi, jepi. Fol qesim se të ka lezet shumë,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco