Rama, si Ramizi në fundin e vet me ligjin 'Për mbrojtjen e monumenteve'

Rama, si Ramizi në fundin e vet me ligjin 'Për mbrojtjen e monumenteve'

08:36, 04/12/2020
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu.

Rama, pas ligjit “për shpifjet”, kërkon të fusë në ikje edhe një nen “anti-meme”!

Besoj se shqiptarët nuk e kanë harruar ligjin e Ramizit për monumentet në fund të sundimit të tij. Të dy njëlloj, si i mbyturi që kapet pas flokëve apo dhe si ai që kërkon shpëtimin te fija e kashtës!

Në fakt asgjë e tillë nuk e shpëtoi Ramizin, përkundrazi u shkulën të gjitha monumentet që ai ligj mbronte, në një ditë... e më pas edhe ai vetë!

Edhe tashti, askush nuk mund të mbyllë “gojën e popullit” të vuajtur, të zemëruar e vendosur dhe as dorën e gishtat e tij; asnjë ligj, asnjë nen, qoftë dhe ai 55-a i dikurshëm, qoftë dhe ata si të Ramizit dikur, të shkruara tashti nga Rama &Co!

Asnjë ligj i tillë, simptomë për panikun e autokracive në rënie, nuk mund ta shpëtojë Ramën, jo vetëm nga “memet” a akuzat, por as nga 25 prilli që po tingëllon për atë si 22 marsi për Ramizin!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco