Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Marko Bello, Doktori i Shkencave, ish-Ministri i Integrimit: Karriera e pasur e prerë në mes

Marko Bello, Doktori i Shkencave, ish-Ministri i Integrimit: Karriera e pasur e prerë në mes

08:08, 04/12/2020
A+ Aa A-

Marko Bello, ish-ministri i Integrimit që u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqisë, prej ndërlikimeve të shkaktuara nag Covid-19, ka një biografi të pasur politike, një karrierë të pasur.

Ambasadori Marko Bello është një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë si dhe një figurë publike e respektuar në qarqet politike dhe diplomatike të Shqipërisë.

Ai ka një karrierë të hershme diplomatike, e cila zë fill qysh në vitin 1987 kur u angazhua si referent në Drejtorinë e Shtypit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa më pas emërohet sekretar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bukuresht.

Në periudhën 1997-2000, ai shërbeu si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Rumani, ndërsa më pas u emërua zv/ministër i Mbrojtjes, i ngarkuar kryesisht të drejtonte raportet e ministrisë me NATO-n.

Ambasadori Bello ka qënë zgjedhur për tri legjislatura me radhë (2001-2013) deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka drejtuar disa komisione parlamentare, përfshi atë të Politikës së Jashtme si dhe ka mbajtur poste qeveritare si Ministër për Integrimin Europian dhe Ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Ai ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Dega e gjuhës frënge dhe ka marrë pjesë në trajnime dhe programe akademike mbi Sigurine dhe Luftën kundër Terrorizmit në Qëndrën Marshall, Garmish, Gjermani si dhe Programin Ekzekutiv të Shkollës së Qeverisjes John Kennedy, në Universitetin e Harvardit, SHBA.

Ambasadori Bello është gjithashtu Doktor i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare (P.H.D), gradë shkencore që ai e ka fituar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Shtetëror të Krajovës, Rumani.

Përpara se të emërohej ambasador, Marko Bello ka punuar për disa vite si korrespondent i agjencisë Reuters në Tiranë dhe Bukuresht si dhe radios britanike BBC.

Ai është autor i dy punimeve për studentët universitarë dhe pasuniversitarë, “E drejta institucionale komunitare europiane” dhe “Traktati Ndërkombëtar”, si dhe i një serë artikujve dhe analizave mbi situatën politike në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Gjuhë të huaja: Frëngjisht, Anglisht, Rumanisht dhe Italisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco