'Rasti Becchetti' në Arbitrazh/ Rama: Nuk e kemi humbur gjyqin, ‘Der Standard’ kazan

'Rasti Becchetti' në Arbitrazh/ Rama: Nuk e kemi humbur gjyqin, ‘Der Standard’ kazan

22:57, 03/12/2020
A+ Aa A-

Pas shkrimit të gazetës austriake “Der Standard”, se në këtë vend kishte nisur procesi i sekuestrimit të pronave të shtetit shqiptar, kryeministri Edi Rama këmbëngul se Shqipëria nuk e ka humbur gjyqin në arbitrazh me Francesco Becchetti-n, pronarin e Agon Channel.

Në intervistën që dha për RTV Ora, Rama tha se gjyqi vijon ende dhe palëve në këtë momente nuk u lejohet të shprehen.

I pyetur rreth shkrimit të “Der Standard”, se në këtë vend kishte nisur procesi i sekuestrimit të pronave të shtetit shqiptar për të kompensuar Becchetti-n, Rama e quajti “fake news”.

“Është e pavëretë që Becceti ka fituar. Ajo që ka bërë “Der Standard” është një shkrim skandaloz. Nuk është e rastësishme që çështja e “kazanit” që në anglisht është “fake news” është botërore. Kalimi i lajmeve të rreme është problem global. Edhe Der Standard në këtë rast… nuk e di si ka ndodhur, apo ka qenë një mungese e verifikimit të fakteve.

Çështja nuk ka përfunduar, por palëve u është ndaluar ta komentojnë. Di që cështja nuk e mbyllur. Shkrimi Der Standard është skandaloz. Nuk mund ta them, që ka ndonjë qëllim, por është i bazuar në të pavërteta. Unë di që deri tani që flasim, për gjyqet që nuk kanë mbaruar unë di që i kemi fituar të gjitha ato me Becchetti, por për këtë që po flasim nuk ka mbaruar ende” – tha Rama.

Gazeta Der Standard shkroi pak ditë më parë se banka austriake dhe kompani energjetike në Austri kanë marrë kohët e fundit një letër ku janë pyetur nëse kanë ndonjë pasuri ose aksione të Republikës së Shqipërisë sepse ato duhet të ngrijnë.

Sipas gazetës, gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar (ICSID) i dha komapnisë së Becchetti rreth 100 milionë euro kompensim. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

KS04/12/2020 00:41

Mbaroj me mediat ne Shqiperi duke i ber kazan dhe tani ka filluar me kazanin jashte kufijve. Ky njeri plere nuk pranon asgje ky do burgos urgjentish se eshte i demshem per njerezimin.

Shto koment

Denonco