Blendi Klosi: Janë 13 356 familje të pastreha, 1324 jetojnë në çadra

Blendi Klosi: Janë 13 356 familje të pastreha, 1324 jetojnë në çadra

21:38, 03/12/2020
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Ministri I Mjedisit, Blendi Klosi, ka komentuar edhe çfarë po ndodh me rindërtimin.

Sipas Klosit janë hapur mbi 150 kantiere në 3 qarqe, por kjo shifër është kundërshtuar nga paneli në studio, që ka konstatuar se në Tiranë dhe Durrës deri më tani janë strehuar vetëm 50 familje në secilin qytet ndërkohë që janë 14 mijë familje të pastrehuara. Shifër që u pranua edhe nga ministri Klosi, çka rrëzon pretendimin e qeverisë se procesi i rindërtimit ka ecur përpara.

‘Edhe në zonën e Manzës dhe të fshatrave të Durrësit praktika është e hapur.

Figurojnë 1 mijë familje që janë në çadra dhe janë për mua familje rurale që kanë kërkuar të ishin në kontakt me prionat dhe nuk duan që të lënë atë mënyrë akomodimi dhe të shkojnë në zonën e Durrësit dhe Tiranë që kanë bonuse qeraje.

Ashtu siç e thatë po të mos ishtë pandemia, dhe çdo ditë hynë në shtëpi të reja, po zgjidhet problemi i tyre

Dhe do ishte më mirë se sa të ishin në konteniere, siç është në Itali, ku janë edhe sot.

Ka qenë zgjedhje individuale e këtyre familjeve për të pasur këtë raporti me pronën e tyrë.’

I pyetur se sa të pastrehë janë, ministri Klosi nuk ka mundur të japë një përgjigje.

Klosi: Askush nuk është pa një zgjidhje, në të tre qarqet. Çdo gjë është e programuar.

Unë kam informacione se sa kantiere ndërtimi janë. Janë një numër shkollash të ndërtuara.

Familje me qera janë 13 356

Në zonën e Durrësit janë 1324 familje në çadra.

Bled Koka. 50 shtëpi janë në bërë në Durrës dhe Tiranë.

Peka: Pra ju po thoni që janë 14 mijë familje të pastreha. Po atëherë nuk është ndërtuar asgjë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco