Klosi: Nuk e përhap muzika koronavirusin, por dinamika që krijon

Klosi: Nuk e përhap muzika koronavirusin, por dinamika që krijon

20:56, 03/12/2020
A+ Aa A-

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i ftuar në Çim Peka LIVE, sqaroi deklaratën e tij që bëri shumë bujë në median sociale, se muzika e përhap koronavirusin.

Klosi tha se nuk është muzika, por dinamika që krijon ajo, që e përhapin më shumë virusin.

“E kam thënë disa herë, por meqë ju e keni merak, e them përsëri. Ajo që kam thënë, qëndron.

Në ambientet ku ka muzikë të lartë, për disa arsye, për reagimin e njerëzve, se si afrohen më shumë me njëri-tjetrin, flasin me zë më të lartë, lëvizin më shumë, krijohet një dinamikë që nxit përhapjen e virusit.

Ambientet e mbyllura, sidomos me muzikë, në mbarë botën janë të ndaluara. Është një konsensus mbarëbotëror.

Nuk është muzika, është ambienti që krijon dinamika të caktuara. Ata që bënë humor, bënë humor shumë të bukur. Për pjesën e muzikës kërkoj ndjesë. Por është fakt i vërtetuar që muzika në ambiente të mbyllura, jo si muzikë, por si dinamikë që krijohet mes njerëzve, ndikon te përhapja e virusit,” tha ai.

Ministri deklaroi se ai e ka kaluar virusin, por nuk ka qenë në faza të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

era03/12/2020 21:27

I nderuar zot Cim Peka, me anen e ketij komenti dua te shpreh konsideraten time me te larte per ty dhe per misionin tend pro demokracise, kunder autokracise ne kete kohe te veshtire e te eger! Vazhdoje luften, po nuk te vleresuan ata, qe ti u sherben, do te vleresoje zoti vete, te vleresojme ne, intelektualet demokrate kudo ne bote. Nderimet e mia me te sinqerta! E.T.

Shto koment

Denonco