Basha-Ramës: Me paratë e harxhuara për të fshehur dështimin, do kishte ndihmuar shqiptarët

Basha-Ramës: Me paratë e harxhuara për të fshehur dështimin, do kishte ndihmuar shqiptarët

20:05, 03/12/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagoi sërish me një postim online në lidhje me situatën e vështirë që po kalon vendi.

Ai akuzoi kryeministrin se harxhon paratë për të fshehur dështimin, në vend që të ndihmojë shqiptarët.

“Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë, por gjen kohë të merret me meme.

Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve.

Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do t’i kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë.

Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!” shkruan Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco