Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Ja përgjimet/ SPAK ‘përjashtoi’ kunatin e Ulsi Manjës nga hetimet

Ja përgjimet/ SPAK ‘përjashtoi’ kunatin e Ulsi Manjës nga hetimet

19:29, 03/12/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme nis sot gjykimin ndaj tatimorëve të arrestuar rreth dy vite më parë në Durrës, të cilët merrnin para për të mos vënë gjoba. Raportohet se janë marrë të pandehur për dosjen Artan Kroj, Gentian Elezi, Petrit Hoxha, Saimir Yzeiraj, Ismail Qypi, Alban Muco, Marinel Sulkaj.

Ndaj tyre rëndon akuza për korrupsion dhe ushtrim ndikimit të paligjshëm. Sipas dosjes hetimore, inspektorët e tatimeve në bashkëpunime me njëri-tjetrin merrnin vlera monetare nga biznese nën presionin e gjobave. E gjitha është zbuluar nga pronari i një biznesi.

Ky i fundit i ka filmuar një prej tyre teksa i kërkonte para dhe më pas ka bërë kallëzimin. Megjithatë, mësohet se janë një sërë përgjimesh ambientale dhe telefonike që kanë zbuluar aferën korruptive.

Por në mesin e tyre nuk është drejtori i tyre, Ardian Shehu, emri i të cilit del në përgjime. Ai u mor në pyetje për 8 orë në atë kohë. Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili bëri një denoncim dy vjet më parë, Shehu është kunat i Ulsi Manjës. “Drejtori i përgjithshëm merr ryshfet. Dosjen dhe përgjimet i ka plot, por mbrohet nga kunati,” shkruante Berisha.

Ja pjesa nga dosja e përgjimeve, publikuar nga gazeta Shekulli më 15 tetor 2018.

Saimir Yzeiraj: Ça të bëj?

Artan Kroj: Për të qarë hallin qenke or vëlla.

Saimir Yzeiraj: Çfarë të bëj or të keqen vëllai, aman se po mundohemi për më mirë… Hë treqind i ke këtu…

Artan Kroj: Mos i ke 300, se nga xhepi o shok.

Saimir Yzeiraj: Po t’i bëj 300 pastaj, se nuk kam, o të keqen vëllai dhe do t’i jap pastaj…

Artan Kroj: Do t’i japësh pastaj?…Mos më merr në qafë…

Saimir Yzeiraj: Po çfarë të marr në qafë, po nuk kam më, ku t’i gjej unë, ose më merr mua me vete, më merr me vete…të vij të firmos unë.

Artan Kroj: Po, do të vij pasdite, se 300 i hoqa nga xhepi…  Saimir Yzeiraj: Po hajde pasdite.

Artan Kroj: Po vij pasdite..(pauzë e gjatë)…

Saimir Yzeiraj: I mori drejtori i tatimeve 300 mijë lekë, Ardian Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco