Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ja si OSCE refuzoi propozimin e Ramës për Bushatin si përfaqësues i lirisë së medias

Ja si OSCE refuzoi propozimin e Ramës për Bushatin si përfaqësues i lirisë së medias

21:11, 02/12/2020
A+ Aa A-

Ditmir Bushati, ish-ministër i jashtëm, nuk u përzgjodh për të qenë përfaqësues i lirisë së medias në OSCE.

Figura e Bushati ishte një nga 4 kandidaturat e propozuara nga Rama dhe Shqipëria si drejtuese e radhës e OSCE-së

Sipas burimeve Rama si kryetar i radhës i OSCE e ka futur kandidaturën e Bushatit në procedurë, midis katër emrave që duhet të propozonte, por nuk e kaluar për garimin final.  

Burime pranë OSCE sqarojnë se nuk ka garë në të tilla raste. Por ka propozime për t’u përfshirë në proces dhe më pas kryesia që në rastin konkret drejtohet nga Shqipëria dhe kryeministri Edi Rama bëjne propozime, që u kalojnë për vendimmarrje vendeve anëtare të OSCE.

Po të njëjtat burime konfirmuan se nga 11 kandidatë për 4 pozicionet kyçe të OSCE, kryesia shqiptare me dt 29 nëntor ka propozuar vetëm 4 kandidatë

Dhe në këto 4 kandidatë që ka propozuar kryesia shqiptare e OSCE bie në sy qe nuk figuron Ditmir Bushati.

Rama në këtë rast duket se ka futur Bushatin në procedure, por jo në garë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco