'Venecia': Skema e koalicioneve mund të jetë vendimtare kur...

'Venecia': Skema e koalicioneve mund të jetë vendimtare kur...

19:57, 02/12/2020
A+ Aa A-

Komisioni i Venecias mendon se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë miratuar në mënyrë të nxituar, pa u konsultuar me palët dhe duhen vlerësuar nga gjykata Kushtetuese, nëse janë apo jo kushtetuese.

“Komisioni i Venecias dhe ODIHR shpreh keqardhjen që procedura për miratimin e ndryshimevë në Kushtetutë si dhe në Ligjin Nr. 118 ishin jashtëzakonisht të nxituara. Një konsultim i gjerë midis aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare, duke siguruar kohën e nevojshme, duhet të kishte ndodhur para ndryshimit të këtyre teksteve themelore,” shkruan Komisioni i Venecias.

Sa i përket heqjes së koalicioneve, Komisioni i Venecias thekson: “Një ndryshim që mund të duket si shqetësim thelbësor ka të bëjë me heqjen e koalicioneve, në krahasim me versionin e vjetër të kodit zgjedhor. Kjo ka pak gjasa që të çojë në ndryshimin e ndarjes së një numri të madh mandatesh. Sidoqoftë, në një garë të ngushtë zgjedhore, këto ndryshime mund të jenë vendimtare për marrjen e shumicës së mandateve në Parlament”.

Në opinionin paraprak më tej thuhet se, “ndërkohë që është fshirë nga Neni 86 i Kushtetutës, termi “koalicion” është ende në Nenin 96 (1) të Kushtetutës, i cili thotë së “në fillimin e legjislaturës, ashtu si edhe kur posti i Kryeministrit është vakant, Presidenti i Republikës emëron Kryeministrin me propozimin e partisë apo koalicionit që ka shumicën parlamentare”.

Venecia shton se “nga diskutimet me grupet e interesit të palës shqiptare, nuk duket se “koalicioni i partive” i Nenit 96 ka të njëjtin kuptim si në Kodin Zgjedhor. Do të ishte e përshtatshme që kjo të sqarohej përpara zgjedhjeve parlamentare, mundësisht me një marrëveshje politike. Në këto kushte, është e dyshimtë nëse ndryshimet mbi rregullat për koalicionet, ashtu siç paraqiten në versionin e mëparshëm të Kodit, mund të konsiderohen si ndryshime thelbësore.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco