Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

‘Në djall Shqipëria, le t’më rrojë qeveria’/ Balliu: Raporti i Venecias, nxjerr në pah politikën e Ramës

‘Në djall Shqipëria, le t’më rrojë qeveria’/ Balliu: Raporti i Venecias, nxjerr në pah politikën e Ramës

19:31, 02/12/2020
A+ Aa A-

Raporti i Komisionit të Venecias faktoj se ndryshimet e Kodit Zgjedhor ishin në shkelje të Kushtetutës të Ligjit dhe të parimeve të Demokracisë, thotë ish deputeti i PD-së Klevis Balliu.

Në postimin e tij në Facebook, Balliu ka theksuar se, ‘Rama i tmerruar nga humbja e pashmangshme në 25 Prill vendosi të shkelë Kushtetutën, duke shkelmuar të ardhmen Europiane të vendit me një Kod Zgjedhor antikushtetues dhe antidemokratik, akt i cili i mbylli derën për herë të shtatë Negociatave për Shqipërinë, e faktuar një ditë më parë nga Kancelarja Angela Merkel’.

Sipas Balliut, motoja e Edvinit është; Në djall Shqipëria lë t’më rrojë qeveria.

Postim i plotë i Klevis Balliut:

RAPORTI I VENECIAS NXJERR NË PAH POLITIKËN E RAMËS; “NË DJALL SHQIPËRIA LË T’MË RROJË QEVERIA”

Raporti i Komisionit të Venecias faktoj se ndryshimet e Kodit Zgjedhor ishin në shkelje të Kushtetutës të Ligjit dhe të parimeve të Demokracisë.

Rama i tmerruar nga humbja e pashmangshme në 25 Prill vendosi të shkelë Kushtetutën, duke shkelmuar të ardhmen Europiane të vendit me një Kod Zgjedhor antikushtetues dhe antidemokratik, akt i cili i mbylli derën për herë të shtatë Negociatave për Shqipërinë, e faktuar një ditë më parë nga Kancelarja Angela Merkel.

Ky Raport vërteton që Edi Rama është gati të sakrifikojë Shqipërinë, demokracinë, shqiptarët, ekonominë dhe të ardhmen Europiane për pushtetin e tij.

Motoja e Edvinit është; Në djall Shqipëria lë t’më rrojë qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco