Përballja me Çupin, reagon Duma: Përgjigjen do e marrë siç e meriton

Përballja me Çupin, reagon Duma: Përgjigjen do e marrë siç e meriton

15:49, 02/12/2020
A+ Aa A-

Nga Grida Duma

Të nderuar miq,

Sot përfaqësues të qeverisë për t’ju fshehur nga bataku të ulët ku u gjenden për shkak të një beteje të humbur në debatin publik, e mbi të gjitha të dështuar në rrugëtimin europian; mbllaçisin sërish se sa shumë paskam goditur mbrëmë një folës të paguar e të instruktuar të tyrin.

Qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës.

Guximi i pacipë dhe pretendimi i këtyre që pasi vjedhin, përfitojnë, shkelin u dashka ti ruash edhe tonin e sjelljen sepse kanë iluzionin që do t’i marrin frymën, do t’i heqin zërin, mendjen e veprimin e shqiptarëve, do marrë këtë dhe më shumë se kaq si kundër përgjigje.

Asnjë kompleks me këtë!

Durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit.

Përgjigjen do ta marrin si e meritojnë!

Në aq sa mund të shprehet në një status, kam falënderim për gratë e admirueshme të këtij vendi veçanërisht, të cilat më kanë shkruar me respekt për forcën.

Unë e di, e di se si gratë që bëjnë betejë në çdo element të jetës në këtë vend kanë forcën e dhënë nga Zoti, për tu përmbajtur ndaj llumit kur u del përpara.

Kanë forcën për ta skalitur fitoren e vet me durimin e një heroine.

Çdo herë, në çdo çast të vetëm që do të guxojnë të gjuajnë me llucin nga gjenden, do duhet të mësojnë që duke u shitur prej 30 vitesh edhe paratë me të cilat janë blerë, nuk do jenë dot mbrojtje e përjetshme për askënd.

Çdo herë që do guxojnë të gjuajnë me këtë llucë do duhet të dinë që Shqipëria edhe pa dashjen e tyre ka burra e gra që do ta çojnë këtë vend në perëndim me të përditshmen e tyre.

Ka gra e burra që me vlerat që kanë, ndërtojnë shumë më mirë se mbetjet e kohërave të errëta që jetojnë si shushunja në damarët e zhvillimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rudi02/12/2020 19:41

Respekt per ju zonja Duma por çuditem drejtuesen e emisionit qe nuk nrdehyni thuajse hiç, po si duket ajo asht mesua £d dramen me ofendime!

skenderi02/12/2020 17:26

e vertete ,...kemi 30 vjet dhe nje dite te bardhe se kemi pare akoma zonja duma ,......me lloqe jemi me te miret pa kapur pushtetin , sa e kapin pushtetin harojne te bejne perseri llogje , ja lene stafeten opozites se radhes dhe keshtu vazhdon cikli i moralit ne llumin e politikes shqiptare

krasasi tp02/12/2020 16:37

..... 'në perëndim me të pëditshmen e tyre' siç thua, ju politikanët nuk na çuat. Ju nga statusi si grua, apo si ish deputete duhet ti mbyllni gojën gazetarit?. Largimi nga parlamenti, nga zgjedhjet lokale nga reforma administrative e territoriale e ka kthyer opozitën ashtu siç e quajti Frroku 'shoqatë gjuetarësh'. Merru me z.Rama , me korrupsionin me tenderat. Ju si vajzë 18 vjeçe u shfaqët si ndërtuese në Tiranë, si humbëse në Durrës në garën për K/ Bashkie ,kryesisht jo për fajin tuaj. Për kaq mbaheni mënd. Vetgjyqësia dhe kanuni që predikoni nuk i shton gjë krediteve politike të mëtojsëve për deputet.

I paftyre,, 02/12/2020 16:35

Me vjen keq per zonjen e cila eshte me te vertet nje zonje me edukaten dhe cilesine e mendimit dhe te arsyes ,nga ana tjeter ndodhet nje i pa cipe burracak dhe i paguar prej kohesh nga rama me shoket e topit ,ti vije turp,,,mua si nje mashkull me erdhi turp kur e degjoja ate cup te keq pa moral dhe te pa vertet tinzar dhe tradhetare,,,,a moj shqiperi cmban afer njrez te zij si cupi me shok,,,bravo Duma je zonje e kaluar zonjes ,te pershendesim gjithe familja ime,,

Shto koment

Denonco