Mbyllja totale në fundjavë/ Çfarë fsheh Rama dhe Komiteti

Mbyllja totale në fundjavë/ Çfarë fsheh Rama dhe Komiteti

12:33, 02/12/2020
A+ Aa A-

Para disa ditësh, SYRI TV publikoi një dokument ku tregohej se si Komiteti i Ekspertëve i ka sugjeruar kryeministrit Edi Rama mbylljen totale në fundjavë, por ai e ka refuzuar.

Sipas këtij dokumenti, duhej të ndalohej lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 e së premtes deri në orën 6:00 të mëngjesit të së hënës dhe gjatë kësaj periudhe duhej të lejoheshin vetëm emergjencat, lëvizjet për arsye shëndetësore apo të domosdoshme, për të cilat duhet aplikim në e-albania.

Në pikën e dytë të kufizimeve parashikohej ndalimi i aktiviteteve tregtare nga e premtja në mbrëmje deri mëngjesin e së hënës, përveç farmacive, marketeve dhe dyqaneve ushqimore.

Ndërsa në pikën e tretë sanksionohet mbyllja e aktiviteteve si bare dhe restorante prej orës 10:00 të mëngjesit të së premtes deri mëngjesin e së hënës, përveç shërbimit “delivery”, i cili do të vijojë të funksionojë.

Por ditën e sotme, Komiteti Teknik e mohoi që ka propozuar mbylljen e fundjavës, edhe pse dokumenti ekziston. Sipas tyre, kufizimet ekzistuese do vijojnë pa afat.

Çfarë fsheh pas kjo histori? Ekziston mundësia që kryeministri Edi Rama ka për qëllim që ta lërë pandeminë të lirë nëpër vend.

Ky fakt u denoncua sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, që tha se Rama po synon ‘imunitetin e tufës’, duke mos vënë dorë mbi pandeminë.

Sipas ekspertit Erion Dasho, Shqipëria ka një nga vdekshmëritë më të larta në botë nga virusi. Pandemia po bën kërdinë në vend, ndërkohë që situata në spitale duket jashtë kontrollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco