Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Bjeri me top Erion Veliaj: 8 milionë dollarë për 600 metra bulevard!'

'Bjeri me top Erion Veliaj: 8 milionë dollarë për 600 metra bulevard!'

11:43, 02/12/2020
A+ Aa A-

"Bjeri me top! 8 milionë dollarë për 600 metra riparim rruge! "Me të tillë thirrje revoltuese, Belind Këlliçi, kreu i FRPD, i është drejtuar sot, kryebashkiakut Erion Veliaj, pas rikonstruksionit tepër të kushtueshëm të bulevardit Zogu i Parë në Tiranë.

“Domethënë, 15 milionë dollarë për 1 kilometër rrugë, që nuk ndërtohet nga e para, që s'ka ura, mbikalime apo tunele – nënvizon Këlliçi.  

“Në Irlandë u ndërtua një autostradë me kosto 16 milionë euro/km dhe Bashkimi Europian reagoi menjëherë.  Në Shqipërinë shumë larg standarteve të Irlandës, bëhen riparime 15 milionë dollarë për kilometer!

Grabitje të tilla me top e mbajnë Shqipërinë larg hapjes së negociatave me BE, - theksoi kreu i të rinjve demokratë duke përfunduar me një paralajmërim plot sarkazëm: “Në përfundim të misionit, Erioni na dhuron një buzëqeshje të stampuar. I hanë duart për misionin e radhës!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco