Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

'Të lejohet lëvizja, t'i lëmë fëmijët t'i gëzohen bredhit dhe ndriçimit të shesheve' Dekoret në Kosovë për festat e fundvitit

'Të lejohet lëvizja, t'i lëmë fëmijët t'i gëzohen bredhit dhe ndriçimit të shesheve'

09:51, 02/12/2020
A+ Aa A-

Prishtinë - Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, ministri Armend Zemaj, që të lejojë lëvizjen e lirë, sepse infektimi nuk ndodh në ambiente të hapura, pasi është absurd dhe i dhimbshëm izolimi i fëmijëve brenda ndërkohë që bredhi e dritat shkëlqejnë jashtë.

"Thirrje që të lejohet lëvizja e lirë!- ka shkruar Basha në Fb. - Në shumë komuna është bërë zbukurimi i shesheve për festat e fundvitit, mirëpo këtë ndriçim nuk po e shijojnë fëmijët, ata që më shumti gëzohen me bredhin e dritat për shkak të ndalesave.

Ndoshta dikush e kupton mbylljen e lokaleve, edhe pse tanimë iu ka dal komplet dore menaxhimi, mirëpo është absolutisht absurde vendimi m’i mbyll qytetarët të mos shëtisin në ambiente të hapura, e sidomos fëmijët që t’i gëzojnë ndriçimet në sheshe.

Edhe ashtu nuk është se kemi parqe apo hapësira për aktivitete për ta, prandaj duhet që t’ua mundësojmë që t’i gëzojmë sadopak me këto drita duke i lënë të lëvizin lirshëm në mbrëmje, e jo t’i ndezim dritat e t’i dënojme fëmijët duke i shikuar ato nga dritaret.

Prandaj bëj thirrje tek z. Zemaj që urgjentisht të lejoj lëvizjen e lirë, sepse infektimi nuk ndodh në ambient të hapur dhe duhet që prindërit me fëmijë t’iu gëzohen këtyre festave, sepse është absurde dhe e dhimbshme izolimi i fëmijëve brenda derisa bredhi me ndriçime shkëlqejnë jashtë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco