Si do të bëhet kolaudimi i makinave duke filluar nga janari 2021

Si do të bëhet kolaudimi i makinave duke filluar nga janari 2021

07:36, 02/12/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kontrolli teknik i mjeteve rrugore nuk do të merret nën kontroll nga shteti dhe do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor që nga janari.

Rama ka shkruar në Fb mëngjesin e së mërkurës, atë që e cilëson si lajm të mirë, se në dhjetor do të marrë fund, koncensioni absurd i kolaudimit të makinave.

“Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t'i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR – ka njoftuar Kryeministri - dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim

Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet

Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!

Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet

Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës "tek Kolaudimi" do marrë fund

Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të DPSHTRR

Fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier, - ka përfunduar Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andi02/12/2020 08:04

..po kolaudimin e mjeteve qe bejne ndryshime strukturore,si psh vendosje e impiantit te gazit,pse e privatizuat???apo qe qytetaret te paguajne 200000lek(te vjetra), nga 50000 lekqe paguanin kur ky sherbim behej nga shteti??

Shto koment

Denonco