Vetëvrasjet në spitalet Covid, Kosova: Duket se nuk është 'kapur demi për brirësh'

Vetëvrasjet në spitalet Covid, Kosova: Duket se nuk është 'kapur demi për brirësh'

22:34, 01/12/2020
A+ Aa A-

Mjeku Halim Kosova ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘A Show’ në SYRI TV përballë gazetarit Adi Krasta.

Duke folur për vetëvrasjet në spitalet Covid, Kosova është shprehur se duket se situata ende nuk është analizuar shumë mirë.

‘Janë ngjarje shumë të rënda, që të godasin shumë dhe të bëjnë të mendosh çfarë ka që nuk shkon. Janë shumë të rënda edhe për familjen. Janë shumë dramatike. Këto ngjarje tregojnë se një gjë shumë serioze nuk shkon në sistemin tonë shëndetësor.

Pyetja që mund ti bëjmë vetes është pse nuk hidhen nga psikiatria, onkologjiku? Pse nuk hidhen ato me Covid që kurohen në shtëpi? Ka diçka që nuk shkon. Në SHBA kanë konstatuar se në ato raste kur shfaqen delire të ndryshme të sëmurët me Covid, duhet ndihma e mjekut psikiatër për të dhënë ndihmën në kohën e nevojshme. Puna e parë që duhet bërë kur një i sëmurë të vjen është një histori e sëmundjes dhe mjekimi duhet të jetë i personalizuar.

Ta themi shqip, ndodhën 5 raste dhe kjo do të thotë se nuk është kapur demi për brirësh.

Puna e parë që bëri kjo maxhorancë në vitin 2013 ishte që do nisnim ‡do gjë nga zero. Për koincidence të kësaj situate në shtator të vitit 2013 USAID ka përfunduar një projekt pilot, për të bërë një reformë që do të ishte lehtësisht e përhapur. Ishte udhëzuesi se si të identifikohen incidentet nga më e vogla te më e madhja në sistemin shëndetësor’ tha Halim Kosova në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco