Si do të ndryshojë politika e SHBA ndaj shqiptarëve me Joe Biden?/ Flet Altin Zaloshnja

Si do të ndryshojë politika e SHBA ndaj shqiptarëve me Joe Biden?/ Flet Altin Zaloshnja

22:18, 01/12/2020
A+ Aa A-

Si pritet të ndryshojë politika e SHBA ndaj shqiptarëve me Joe Biden?

Kësaj pyetje i ka dhënë një përgjigje Altin Zaloshnja, pedagog i Utica në Michigan të SHBA gjatë një interviste për ‘A Show’ në SYRI TV. Sipas tij, dy njerëzit që ka zgjedhur Joe Biden, e njohin shumë mirë çështjen shqiptare dhe sidomos Kosovën.

Për Zaloshnjën, SHBA pritet të kthejë vëmendjen tek Europa.

‘Në kohën e Obama nuk u bënë hapa gjigand për të çuar para procesin, ku ndodheshin Shqipëria dhe Kosova.

Njerëzit që ka marrë Joe Bide, që nga Sekretari i Shtetit. Diplomacia amerikanë ka një linjë lineare, që nis me mbrojtjen e interesave amerikane e pastaj të tjera.

Blinken ka bërë shkollën në Paris, kështu që e ka idenë e të qenit mes Amerikës dhe Europës. Në planin e përgjithshëm mendoj se do ti jepet më shumë rëndësi Europës. Edhe gjatë Obamës, u përqendrua më shumë tek Azia dhe jo Europa.

Blinken e njeh se si funksionon Europa. Ai kishte falënderuar Majlinda Kelmendin kur fitoi në Olimpiadë. Ai e di se kush është situata. Mendoj që është pozitive për kombin shqiptar. Këta njerëz që kanë ardhur e njohin e dinë problemin tonë’, tha Altin Zaloshnja në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco