Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

‘Jam për mbylljen e shkollave’/ Kryemadhi: Mësimdhënia të zhvillohet me klasa të dedikuara

‘Jam për mbylljen e shkollave’/ Kryemadhi: Mësimdhënia të zhvillohet me klasa të dedikuara

22:04, 01/12/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi mundësinë e mbylljes së vendit në një karantinë të dytë.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’, Kryemadhi tha se është kundër mbylljes së vendit por pro mbylljes së shkollave.

‘Shkollat duhet të mbyllen dhe mësimdhënia duhet të bëhet në klasa të dedikuara për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve’, tha Kryemadhi.

Jeni për ‘lockdown’ të ri?

‘Unë jam për ‘lockdown’ e shkollave. Në një diskutim që kemi pasur për arsimin, mbyllja e shkollave nuk ka të bëjë me programe politike, por duhet të ketë njerëz të përgatitur. Fëmija i klasës së parë duhet të mësojë abetaren, gjuhën shqipe, 2+2 bëjnë katër. Ne kemi bërë një propozim, kemi filluar ta diskutojmë dhe me mësues. Sot sistemi arsimor ka me qindra e mijëra mësues që kanë dalë në pension 2-3 vitet e fundit, ashtu siç janë dhe studentët e masterit të vitit të fundit, apo mësues të hequr nga shkolla për bindje politike. Të bëhet mësim në komunitet, pasi administratorët kanë një database të nxënësve. Çdo pallat ka ambiente, qeveria të marrë nga një ambient në çdo pallat. Një pallat ka 4 nxënës të klasës së parë dhe një mësuese me 4 nxënës bën mësim shumë mirë. Realizohet se SHBA e kanë propozuar anglishten në komunitet. Nëse SHBA do të bëjë anglisht në komunitet, pse të mos bëjnë dhe ne arsim në komunitet për klasat e para, dyta, treta e katërta. Lëndët sociale mund të bëhen online, por matematike, bukurshkrimi mund të bëhen në komunitet. Komunitetin e realizojnë të gjithë. Çdo pallat e ka një ambient bosh që mund të ja vejë në dispozicion për arsimin në komunitet’, ka thënë Kryemadhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco