Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Bomba’ e gazetarit austriak: Arbitrazhi i dha sinjal Shqipërisë

‘Bomba’ e gazetarit austriak: Arbitrazhi i dha sinjal Shqipërisë

22:01, 01/12/2020
A+ Aa A-

Eric Frey, redaktor i gazetës prestigjioze austriake, Der Standard dhe një nga gazetarët më të njohur në Austri ishte i ftuar i Adi Krastës në SYRI TV.

Ai komentoi shkrimin e tij në gazetën austriake, ku paralajmëronte se ka nisur sekuestrimi i pasurive shqiptare në botë për shkak se qeveria refuzon që të paguajë gjobën e vendosur nga arbitrazhi për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Ai tha se ka parë edhe vendimin e arbitrazhit dhe arrin në përfundimin se kjo gjykatë i ka dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë.

“Unë pata dokumente. Pata vendimin nga gjykata austriake që i jep të drejtën konfiskimit apo zbatimit të vendimit. Pashë edhe vendimin e gjykatës së arbitrazhit, që kishte disa komente të ashpra për mënyrën se si qeveria e kishte trajtuar këtë çështje dhe kompaninë në fjalë.

Nuk kam dëgjuar që ka pasur përpjekje për të kontaktuar gazetën nga qeveria shqiptare.

Në një vend si ne, çdo lëvizje kundër kompanive mediatike që kanë kritikuar punën e qeverisë, cilësohet si përpjekje e qeverisë për të shtypur lirinë e medias.

Kjo është parë si hakmarrje ndaj dikujt që nuk është në linjën e qeverisë. Nuk mund të gjykoj nëse ky opinion është i saktë, por këto gjykata nuk kanë ndonjë agjendë dhe ruajnë pozicionin e tyre objektiv dhe neutral dhe e kanë konsideruar një akt jo vetëm të paligjshëm këtë shpronësim, por edhe mbylljen e një zëri kritik.

Zakonisht në vendimet e arbitrazhit, sasia e dëmit që duhet paguar është e ulët, në mënyrë që të mos armiqësohen shumë.

Në këtë rast, gjykata ka marrë një pozicion ekstrem, në fakt ka marrë një pozicion sulmues. Ka dashur që të dërgojë një mesazh ndaj Shqipërisë se nuk mund të trajtoni kështu investitorët, sidomos ata që kanë investuar në media,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco