Sekuestrimi i pasurive shqiptare/ Gazetari austriak: E jashtëzakonshme

Sekuestrimi i pasurive shqiptare/ Gazetari austriak: E jashtëzakonshme

21:52, 01/12/2020
A+ Aa A-

Eric Frey, redaktor i gazetës prestigjioze austriake, Der Standard dhe një nga gazetarët më të njohur në Austri ishte i ftuar i Adi Krastës në SYRI TV.

Ai komentoi shkrimin e tij në gazetën austriake, ku paralajmëronte se ka nisur sekuestrimi i pasurive shqiptare në botë për shkak se qeveria refuzon që të paguajë gjobën e vendosur nga arbitrazhi për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi.

“Unë e zbulova këtë gjë nga firma ligjore, e cila përfaqëson pretendentët, që kishin ngritur padinë ndaj Shqipërisë. Një biznesmen italian, Françesko Beketi dhe avokati që e përfaqëson. E konsideroj një çështje interesante. Ishte e jashtëzakonshme, pasi vendimet e arbitrazhit respektohen nga vendet dhe paguajnë në vend që të lejojnë që ky pretendim të përhapet në mbarë botën.

Arbitrazhi lejon konfiskimin e pronave pasi shtetet e kanë pranuar këtë konventë.

Duket se është një çështje politike në Shqipëri.  Shqipëria është e detyruar që të paguajë dhe ka rezistuar për arsye të brendshme politike. U habita që një vend kaq i vogël si Shqipëria të bënte këtë gjë,” tha ai.

“Shpesh në arbitrazh fitojnë shtetet, por kur fitojnë investitorët, sigurohet që të marrin pagesën. Shqipëria nuk do të bëjë një rezistencë kaq të gjatë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco