Hoxha: FRPD është strukturë e pakonkurrueshme në skenën politike

Hoxha: FRPD është strukturë e pakonkurrueshme në skenën politike

21:09, 01/12/2020
A+ Aa A-

Numri dy i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha ishte i ftuar i Adi Krastës në SYRI TV. Nga studio televizive, gazetari Bledian Koka deklaroi se teksa po mendohet se FRESSH duhet të shkrihet, FRPD do jetë një nga bërthamat kryesore të operacionit opozitar.

“Në PS po mendohet të shkrihet FRESSH, një forum që ka prodhuar shumë politikanë të lartë të Partisë Socialiste. Ndërkohë Forumi rinor në PD ka qenë një nga bërthamat kryesore të aksionit opozitar,” tha Koka.

Kurse Hoxha deklaroi se FRPD është një strukturë e pakonkurrueshme në skenën politike.

“Forumi Rinor i PD-së për hir të së vërtetës ka qenë strukturë e pakonkurrueshme në raport me partitë e tjera. Forumi ka qenë në ballë të betejave opozitare".

"Në vend është mbjellë kultura që dikush po shkon te një parti për të përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo e ka dëmtuar jashtë mase vendin tonë. Por Forumi rinor nuk i ka joshur në këtë mënyrë të rinjtë. Ata janë bashkuar me ne në mënyrë vullnetare, jo vetëm për të shërbyer, por edhe për t’u bërë pjesë e ndryshimit,” tha Hoxha.

Sipas tij, me këtë situatë krize nga qeverisja e Edi Ramës, ndryshimi dhe rotacioni janë të domosdoshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco