Vasili: Hetoni, pse u shtuan 64% vdekjet pas denoncimit të Bashës?!

Vasili: Hetoni, pse u shtuan 64% vdekjet pas denoncimit të Bashës?!

12:55, 01/12/2020
A+ Aa A-

Që pas denoncimit të guximshëm të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha se qeveria po fsheh numrin real të të vdekurve nga pandemia, ndodhi dhe më e habitshmja: Vdekjet në statistika u shtuan. Ish-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili e vërejti me ironi këtë dukuri që ra në sy ndjeshëm këto dhjetë ditët e fundit, sepse numri i viktimave kërceu befasisht me një rritje prej 64%.

Për këtë arsye, Vasili, duke e konsideruar si tepër të dhimbshme këtë lojë statistikash qeveritare, ka kërkuar me forcë sot hetim! Hetim për këtë rritje dhumë të madhe dhe të menjëhershme të numrit të vdekjeve të shqiptarëve që pas denoncimit të Lulzim Bashës.

“Rriten 64% vdekjet nga COVID në Shqipëri, pas denoncimit nga opozita dhe Basha – vërejti Vasili. -Prej datës 10 nëntor deri në 19 nëntor, kishte 86 raste humbje jete nga COVID në Shqipëri. Ndërsa prej datës 20 nëntor deri në 29 nëntor, pati 141 raste humbje, vdekje!

Rritja e numrit të vdekjeve është kritike me 64%, është një rritje shumë e madhe dhe e menjëhershme. Çfarë ndodhi?! A mos pësoi mutacion virusi?! - Jo kjo nuk ka ndodhur! A e goditi ndonje uragan vendin?! - Jo jo, as kjo nuk ka ndodhur!

Shumë e thjeshtë për t’u kuptuar:  në datë 20 nëntor u denoncua fort dhe qartë publikisht nga opozita dhe Basha, që vdekjet po fshiheshin. Që mbas kësaj dite rritja është plot 64% dhe kjo kërkon analizë dhe hetim të thelluar deri në një.

Deklaratat politike të Kryeministrit dhe të disa mjekëve të akaparuar vetëm rëndojnë akoma më keq situatën. E vërteta duhet zbardhur pa asnje hezitim pasi janë jetë të humbura shqiptarësh."

Të dhënat zyrtare të 10 ditëve të fundit, shtuar nga Syri.net:

Image

ImageImage

Image

Image

 

ImageImageImageImageImage

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco