Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

FOTO/ Veliaj, tender gjysmë milioni dollarë për të dalë më i bukur në ekran

FOTO/ Veliaj, tender gjysmë milioni dollarë për të dalë më i bukur në ekran

12:55, 01/12/2020
A+ Aa A-

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar një tender luksi të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të bërë në 12 nëntor 2020. 

Denoncimi i plotë i Belind Këlliçit:

Gjysmë milioni dollarë për 30 ditë! Paraja lumë për foto dhe video! Me firmën e të buzëqeshurit Erion Veliaj.

Në situatën e vështirë që po kalon vendi, ku mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me Covid-19, Erion Veliaj ka gjetur ‘kurën’ për të shëruar të sëmurët: Video dhe foto profesionale si ato të dasmave!

Plot 41.265.000 lekësh pa TVSH (~500 mijë dollarë) nga paratë e qytetarëve do të shkojnë për:

Mikrofon dual channel wireless, laptop, aparate fotografikë që filmojnë video 4K, stativ monopod, stativë tripod për aparate fotografikë si dhe lente të madhësive të ndryshme, pajisje livestreamer me 6 kamera, gimbal, blice, mikrofone mizë, dhjetëra kompjutera montazhi, etj.

Portali mediatik ‘BoldNews’ ka siguruar edhe dokumentet shoqëruese, ku mësohet se e gjithë vlera prej 41.265.000 lekësh pa TVSH do të shpenzohet vetëm për 30 ditë.

Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është vetëm 30 ditë nga data lidhjes së kontratës.

Para që mund të përdoren për të rimbursuar qytetarët për kurimin e shtrenjtë nga Covid-19! Ndërsa në Prishtinë, me propozimin e kryetarit Shpend Ahmeti, komuna jep 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë, Bashkia Veliaj jo vetëm që s'jep kokërr leku, por shpenzon 500 mijë dollarë për servise fotografike e pispillosje në rrjete sociale.

Erion, je mishërimi i shprehjes ‘Fshati digjet, ajo krihet’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis01/12/2020 15:56

Çfardo te boj ky vemja e bashkis dhe kopil i Terpanit perme zbukuru surratin qe e ka zdroma zdroma, nuk ka kirurg plastik qe e merr persiper.

Baca01/12/2020 13:08

Ec aty Bilo. E di Tan shkreli ku o parja modhe. Ke lejet e ndertimit plako.

Shto koment

Denonco